FATKEQĖSITĖ DHE RREZIQET NATYRORE

Bota ėshtė gjithēka pėrpos e qetė dhe e palėvizshme. Tė gjithė kemi pika tė dobėta ndaj rreziqeve natyrore, si nga jashtė ashtu edhe nga brenda. Shirat meteorikė, asteroidet janė vetėm disa nga faktorėt qė shihen si rreziqe jashtėtokėsore. Edhe pse toka duket mjaft kompakte, bėrthama e saj pėrbėhet nga elementet e shkrira. Bile nuk do tė jetė e ekzagjeruar shprehja pėr kėtė pjesė tė tokės, qė mbetet e padukshme pėr ne, “bėrthama e zjarrtė”. Gjithashtu ekziston edhe atmosfera qė rrethon tokėn, qė ėshtė njė “mbrojtės” nga kėrcėnimet e jashtme. Por, asnjė pjesė e tokės nuk ėshtė imune ndaj efekteve tė fuqive atmosferike si shtrėngatat, stuhitė, apo tufanet.

Rreziqet natyrore mund tė godasin ēdo moment. Mund tė shkaktojnė humbje tė konsiderueshme tė jetėve dhe pasurisė. Tė njohura nė pėrgjithėsi si fatkeqėsi “natyrore”, tėrmetet, vetėtimat, vėrshimet e shpejta, zjarret e egra globale, shiu acidik dhe dallgėt jonormale kanė intensitete dhe efekte tė ndryshme. E pėrbashkėt pėr tė gjitha ėshtė se pėr njė ēast mund tė shkatėrrojnė njė qytet, me tė gjithė banorėt, deri nė gėrmadha. Mė e rėndėsishmja e kėsaj ėshtė se asnjė njeri nė botė nuk ka fuqi qė t’i luftojė apo tė parandalojė asnjėrėn nga kėto rreziqe.

Shkatėrrime tė mėdha janė ēfarė lėnė pas katastrofat nė tėrė botėn. Sidoqoftė, fatkeqėsia ēdoherė ka efektin vetėm nė regjion tė caktuar duke iu falėnderuar drejtpeshimit delikat tė natyrės e qė ėshtė krijim i Allahut. Njė mbrojtje e rėndėsishme ekziston nė botė pėr tė gjitha qeniet e gjalla e gjithashtu edhe pėr njeriun. Mundėsia e ndonjė fatkeqėsie shkatėrruese natyrale ėshtė e fshehėt pėrkundėr tė gjitha mbrojtjeve. Allahu krijoi kėto fatkeqėsi qė tė tregojė se sa e pasigurt nganjėherė mund tė jetė vendbanimi. Kėto dukuri nė natyrė janė pėrkujtues pėr tėrė njerėzinė se nuk kemi asgjė nė kontroll nė kėtė planet. Nė tė njėjtėn mėnyrė, ēdo fatkeqėsi shėrben pėr tė na pėrkujtuar dobėsitė tona natyrore. Kėto sigurisht janė paralajmėrime pėr ata qė vrasin mendjen pėr rėndėsinė e kėtyre ngjarjeve dhe marrin mėsim nga pėrjetimet e tė tjerėve.

Ēfarė duhet tjetėr tė mėsojė njeriu nga fatkeqėsitė natyrore?

Bota ėshtė krijuar veēanėrisht pėr njeriun. Arsyeja pse njeriu ėshtė krijuar ėshtė evident ashtu siē sugjeron ky ajet:

Ai ėshtė i cili krijoi qiejt e tokėn brenda gjashtė dite (fazave), e Arshi (Froni) i Tij kishte qenė (mė parė) mbi ujė, qė t'ju sprovojė, se cili prej jush ėshtė mė vepėrmirė. (Hud:7)

“Rregullimi” i kėsaj “sprove” ėshtė mjaft i ndėrlikuar, sidoqoftė, ēdo ngjarje ėshtė komponentė e kėtij rregullimi tė sofistikuar. Bile, asnjėra nga kėto dukuri natyrore nuk ngjanė rastėsisht; tė gjitha kanė shpjegime shkencore. P.sh., forca e gravitacionit tė tokės shpjegon pse ne nuk humbasim nė gjithėsi; shiu bie kur avulli i ujit arrin nivel tė caktuar tė ngopjes. Shkaqet e njėjta vlejnė edhe pėr vdekjen, aksidentet apo sėmundjet. Shkaqe tė shumta mund tė citohen pse vdes, sėmuret, apo ka pėrjeton aksident njė njeri. Sidoqoftė, ajo qė ėshtė me rėndėsi nuk ėshtė numri i kėtyre arsyeve por “siguria” e sistemit qė i shkakton kėto dhe pasojat pastaj. Njė aspekt i veēantė i kėtij sistemi ėshtė i rėndėsishėm; secili incident shkaktohet nė atė mėnyrė qė mendja e njeriut mund ta kuptojė plotėsisht. Allahu e paralajmėron njeriun me anė tė fatkeqėsive natyrore. Tėrmeti, p.sh., mbyt mijėra gra, fėmijė dhe tė rinj dhe lėndon edhe shumė tė tjerė. Ata qė janė tė shkujdesur nga paralajmėrimet e Allahut mundohen t’i shpjegojnė incidentet e tilla si fenomene “natyrore” dhe pak e kuptojnė se Allahu i krijon kėto pėr qėllim tė veēantė. Tė paramendojmė kėtė: ēfarė do tė ndodhte nėse vetėm ata qė janė fajtorė para Allahut tė vdesin nė tėrmet? Nė atė rast, kriteri i duhur pėr “sprovė” tė njerėzimit nuk do tė arrihej. Ja pse Allahu krijon secilin fenomen nė rregullim “natyror”. Vetėm ata qė janė tė vetėdijshėm mbi ekzistencėn e Allahut dhe kanė kuptim tė plotė tė krijimit tė Tij e kuptojnė arsyen hyjnore pas kėtyre shfaqjeve “natyrore”.
Nė ajetin, “Ēdo krijesė do ta shijojė vdekjen, e Ne, nė shenjė sprove ju sprovojmė me vėshtirėsi e kėnaqėsi, dhe ju ktheheni te Ne (Enbija:35), Allahu thotė se Ai sprovon njeriun pėrmes ndodhive tė mira dhe tė kėqija.

Se shumė njerėz dėmtohen nga fatkeqėsitė ėshtė fshehtėsia e sprovės. Njeriu gjithmonė duhet tė ketė nė mendje se Allahu ėshtė Gjykatės i Gjithėdijshėm “..e nė mes tyre (njerėzve) kryhet gjykimi me drejtėsi” (Zumer: 75).

Tė gjitha ndodhitė nė jetėn e njeriut nė kėtė botė janė pjesė e kėtij testi. Ata qė janė besimtarė tė vėrtetė e kuptojnė thelbin e kėsaj fshehtėsie. Kurdo qė njė fatkeqėsie iu bie atyre, ata drejtohen vetėm te Allahu dhe pendohen. Ata janė shėrbėtorė tė Allahut dhe janė tė vetėdijshėm pėr premtimin e Allahut:

Ne do t'ju sprovojmė me ndonjė frikė, me uri, me ndonjė humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepu myzhde durimtarėve. Tė cilėt, kur i godet ndonjė e pakėndshme thonė: "Ne jemi tė All-llahut dhe ne vetėm tek Ai kthehemi!" Tė tillėt janė qė te Zoti i tyre kanė bekime e mėshirė dhe tė tillėt janė ata tė udhėzuarit nė rrugėn e drejtė. (Bekare: 155-157)

Siē thuhet nė ajet, tė gjithė njerėzit, besimtarėt dhe jobesimtarėt, testohen nė shumė mėnyra: ndonjėherė me ndonjė fatkeqėsi natyrore, herėve diēka ndodh nė jetėn tonė tė pėrditshme, sėmundje apo aksident. Fatkeqėsitė e tilla u ndodhin si personave ashtu edhe shoqėrive dhe shkaktojnė humbje si nė material ashtu edhe vuajtje shpirtėrore. I pasuri mund tė bankrotojė, vajza e bukur mund tė lėndohet nė fytyrė, apo i tėrė qyteti mund tė shkatėrrohet deri nė gėrmadha nga tėrmeti. Kėto incidente janė tregues tė qartė se si, nė ēdo ēast, ngjarjet mund tė ndryshojnė jetėt tona.

Njerėzit duhet tė jenė tė aftė qė tė nxjerrin mėsim nga kėto ndodhi. Padyshim, Allahu nuk krijon diēka pa ndonjė qėllim; ēdo fatkeqėsi ėshtė pėrkujtues pėr njerėzit me qėllimin qė t’i shpėtoj njerėzit nga zvetėnimi nė tė cilėn janė. Nė Kur’an, Allahu thotė se pa lejen e Tij, asgjė nuk ndodhė:

Ēfarėdo e keqe qė ndodh (godet), nuk mund tė jetė ndryshe, vetėm sipas caktimit tė All-llahut, e kush i beson All-llahut, Ai ia udhėzon zemrėn e tij; All-llahu ėshtė i gjithėdijshėm pėr ēdo send. (Tegabun: 11)

Askush nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e All-llahut. Ai ėshtė shėnim i afatit tė caktuar. E kush e dėshiron shpėrblimin e kėsaj bote, Ne atij ia japim, e kush e dėshiron shpėrblimin e botes tjetėr, edhe atij do t'ia japim atė, kurse mirėnjohėsit Ne do t'i shpėrblejmė. (Ali Imran:145)
Njė mėsim tjetėr qė njeriu mund tė nxjerrė nga fatkeqėsitė, qė e supozon veten tė fortė nė tokė, kupton se ai ėshtė i dobėt dhe nuk ka fuqi qė t’i bėj ballė fatkeqėsive, e qė mund tė ndodhin ēdo ēast me vullnetin e Allahut. Njeriu nuk mund t’i ndihmoj as vetės e as dikujt tjetėr. Me tė vėrtetė Allahu ėshtė i Gjithėfuqishėm. Kjo ceket nė ajetin e mėposhtėm:

Nėse All-llahu tė godet me ndonjė tė keqe, s'ka kush qė ta largojė atė pos Tij, e nėse tė dhuron ndonjė tė mirė, duhet ditur se Ai ėshtė i gjithėfuqishėm pėr ēdo send. (En’am: 17)

Nė kėtė kapitull, do tė jepen njohuri gjithėpėrfshirėse pėr disa lloje tė fatkeqėsive qė shkaktohen nė tokė. Qėllimi ėshtė qė tė pėrkujtohen njerėzit se kjo botė nuk ėshtė vend qė duhet kushtuar dashuri tė verbėr. Kėto fatkeqėsi theksojnė se sa nė mėnyrė tė dėshpėruar na duhet udhėzimi dhe ndihma nga Allahu. Ky dėshpėrim ėshtė paraqitje e qartė se njerėzit janė tė paaftė para Allahut. Siē thuhet nė ajetin; “...dhe pėrpos All-llahut, nuk keni as mbrojtės as ndihmėtar".(Ankebut:22).

Tėrmetet

Tėrmetet janė njėra ndėr forcat mė shkatėrruese nė tokė. Humbjet mė tė mėdha tė jetės sė njerėzve ngjajnė gjatė tėrmeteve. Hulumtimet zbulojnė se nė ēdo dy minuta diku sipėrfaqja e tokės ēahet. Sipas statistikave, toka dridhet me miliona herė gjatė vitit. Mesatarisht, intensiteti i 300.000 tėrmeteve ėshtė i vogėl; janė vetėm dridhje tė pandjeshme dhe nuk shkaktojnė dėme fare. Njėzet prej tyre, nga ana tjetėr, janė tėrmete tė fuqishme qė tundin tokėn. Meqė ato nuk godasin shpesh vende me popullsi tė dendur, ato mbysin disa njerėz, apo asnjė, dhe shkaktojnė dėme tė vogla ekonomike. Vetėm 5 nga kėto tėrmete i rrėzojnė ndėrtesat.

Kjo informatė tregon se njerėzit nuk hasin shpesh nė tėrmete. Padyshim, kjo ėshtė mbrojtje speciale e Allahut kundėr fatkeqėsive pėr njerėzinė.

Nė ditėt e sotme, vetėm njė qytet apo regjion bėhet vend i tėrmetit shkatėrrues. Por, me dėshirėn e Allahut, tėrmeti mund tė kaplojė tėrė planetin ēdo ēast. Ky lloj tėrmeti mund tė shuaj jetėn mbi tokė. Struktura e tokės ėshtė mjaft e ndjeshme nė tėrmete; njė lėvizje apo kėputje e papritur e masės sė madhe tė shkėmbinjve nė brendi tė korės sė tokės apo shtresės sė lartė mund ta bėjė tė pashmangshme katastrofėn.
Tėrmeti nuk ka tė bėjė me llojin e dheut qė i zgjeron efektet e valėve sizmike gjatė udhėtimit nėpėr tė. Tėrmeti mund tė ndodh edhe nėse nuk ekzistojnė kushtet pėr tėrmet. Me dėshirėn e Allahut, tėrmeti mund tė ndodh nė ēdo ēast. Sidoqoftė, Allahu veēanėrisht krijon pasiguri dhe jo-stabilitet nė disa pjesė tė tokės. Kjo ėshtė pėr tė pėrkujtuar njerėzit se, nė ēdo ēast, incident i papritur mund t’i sjell nė rrezik jetėt e tyre. Nė Kur’an, Allahu i paralajmėron njerėzit pėr katastrofė tė mundshme:

A mos janė tė sigurt ata qė pėrgatitėn kurthe, se All-llahu nuk do t'i trandė ata me tokėn, ose nuk do t'u vijė atyre dėnimi kah nuk e mendojnė? Ose t'i rrėmbejė ata duke qenė nė udhėtimet e tyre (pėr jetė e tregti), e ata nuk mund t'i shpėtojnė asaj. Ose do t'i kapė ata duke qenė nė panikė nga frika. Po, s'ka dyshim se Zoti juaj ėshtė i butė, i mėshirshėm (andaj nuk ua ngut dėnimin). (Nahl: 45-47)

Kjo tėrmete qė lėkundin tokėn vetėm disa sekonda mund tė zgjasin me orė, bile edhe disa ditė. Derisa njerėzit fillojnė tė marrin veten, mund tė ndodhė menjėherė tjetri. Kjo sigurisht ėshtė lehtė pėr Allahun. Mirėpo, me mėshirėn e Tij, Allahu e mbron njeriun e me fatkeqėsitė si kėto e  pėrkujtojnė atė, nė ēdo kohė, se ai nuk ka kurrfarė kontrolli gjatė jetės sė tij.

Nė kėtė pikė, do tė ishte e dobishme tė pėrkujtohet njė tėrmet i mėdha, qė kanė ndodhur nė shek. 20-tė.

Teknologjia pėrjeton humbje: Kobe

Sot shkalla e pėrparuar e teknologjisė dhe shkencės inspiron njeriun me ndjenjėn se ka kontroll mbi natyrėn. Por, ata qė janė tė trullosur nga nocion i tillė sė shpejti do tė ndiejnė zhgėnjim. Teknologjia ėshtė njė mjet i siguruar nga Allahu pėr t’i shėrbyer njeriut dhe ėshtė nėn kontroll tė plotė tė Tij. Ngjarjet e ndryshme tregojnė se edhe teknologjitė mė tė avancuara janė tė paafta qė tė sundojnė natyrėn.

P.sh., pėrkundėr “teknologjisė tėrmet-rezistuese” tė zhvilluar nga shkencėtarėt japonez, Kobe ra si viktimė e rrėshqitjes sė gjerė tė shkaktuar prej 20 sekondave tė valėve tė fuqishme tė tėrmetit gjatė vitit 1995. Strukturat mė tė forta rezistuese nga tėrmeti nė botė tė ndėrtuara qė tu rezistojnė lėkundjeve intensive thjeshtė janė shembur gjatė tėrmetit me fuqi prej 6.9 shkallėsh. Gjatė tri dekadave tė mėparshme, qeveria japoneze kishte investuar 40 miliardė dollarė nė kėrkime studimore qė tė zhvilloj sisteme paralajmėruese pėr tėrmete. Sidoqoftė, kėto pėrpjekje nuk kanė dhėnė fare rezultate bindėse. Pasi jemi duke iu afruar fundit tė mileniumit, shkencėtarėt ende janė tė paaftė qė tė shpikin sistemet ashtu qė tė paralajmėrojnė dhe tė zvogėlojnė efektet shkatėrruese nga lėkundjet sizmike. Kobe ishte njė shembull i kohėve tė fundit, nė mes shumė tė tjerėve, duke demonstruar se sa i ndjeshėm ėshtė qyteti modern nga strukturat sizmike tė papritura.

Regjioni i dėmtuar nga tėrmeti ka pėrfshirė qytetet shumė tė populluara tė Kobės dhe Osakės. Pėr kėtė shkak ka ndodhur dėmi tmerrues, duke lėnė 5,200 njerėz tė vdekur dhe 300,000 tjerė tė lėnduar. Dėmet e pėrgjithshme janė vlerėsuar nė 200 miliardė dollarė.3

Sigurisht nga fatkeqėsia e tillė mund tė nxirren mėsime. Banorėt e qyteteve, tė mėsuar tė jetojnė kėndshėm, papritmas ishin tė pėrballuar me shumė ēaste tė vėshtira pas fatkeqėsisė. Nė gjendje shoku, ata nuk ishin nė gjendje qė tė kuptojnė se si t’ia bėjnė mė tutje,- e le mė qė tė bėjnė plane pėr tė ardhmen.

Kobe, qyteti i dytė pėr kah dendėsia nė Japoni si dhe porti mė i rėndėsishėm pas Tokios. Nė 5:46 tė mėngjesit tė 17 janarit 1995, njėzet sekonda tė disa dridhjeve shkaktuan dėme tmerruese. Vetėm 20 sekonda dhe ēdo gjė qė njerėzit patėn fituar me mundim gjatė tėrė jetės u shkatėrrua.

Tajfunet, uraganet, tornadot...

Tajfunet, uraganet, dhe tornadot janė fatkeqėsi natyrore qė njerėzit i pėrjetojnė shpesh. Kėto fatkeqėsi dhe pasojat e tyre marrin me vete me mijėra jetė gjatė vitit. Kėto janė erėra shumė tė forta, qė mund tu shkaktojnė dėme tė mėdha qyteteve, duke mbytur dhe lėnduar banorėt, shkuljen e mijėra drunjve, vėrvitjen e shtėpizave, shtyllave telefonike bile edhe ndėrtesave, kilometra mė tutje.

Tajfunet e mėdha nė veēanti mund tė shkaktojnė ngritjen e papritur tė valėve gjigante nga fundi i detit. Nė kėtė fenomen, stuhi tė fuqishme shpėrndajnė valė qė kanė shpejtėsi prej qindra km/h nėpėr oqean nė drejtim tė brigjeve. Nė kėto raste, uji ngritėt mbi tokėn dhe shirat e rreptė shkaktojnė vėrshime nė regjionin e deltave.


Shndėrrimi i erėrave qė zakonisht janė si puhiza tė mesme nė stuhi tė fuqishme me aftėsi qė tė lėvizin ndėrtesa, padyshim na detyron qė tė kėrkojmė fuqinė mė tė madhe qė i bėn kėto gjėra tė ndodhin. Pėrsiatja e njėjtė e debatuar nė seksionin e tėrmeteve vlen edhe pėr tajfunet, uraganet dhe tornadot: nėse Allahu do tė dėshironte, njeriu shumė shpesh do tė ndeshej me fatkeqėsi tė tilla natyrore. Derisa njerėzit fillojnė tė marrin veten, mund tė ndodhė menjėherė tjetri. Nė Kur’an, Allahu e pėrkujton njeriun se erėrat janė nėn kontrollin e Tij:

A u garantuat ju prej Atij qė ėshtė nė qiell, qė tė mos ju shafit (tė mos u lėshoj) toka kur tė dridhet. A u garantuat ju prej Atij qė ėshtė nė qiell, qė tė mos lėshojė kundėr jush ndonjė stuhi me rrebesh gurėsh. E pra, do ta kuptoni se si ėshtė ndėshkimi Im! Edhe ata qė ishin para tyre pėrgėnjeshtruan, por ēfarė ishte dėnimi Im? (Mulk: 16-18)

Mirėpo, Allahu i mbron njerėzit nga rreziqet. Ai vetėm nganjėherė dėrgon kundėr tyre stuhi tė ashpra. Kjo sigurisht ėshtė pėr tė paralajmėruar njeriun. Qėllimi i paralajmėrimit ėshtė qė t’u tregohet atyre se qėllim pėrfundimtar nė jetė ėshtė tė qenurit shėrbėtor i Allahut, dhe sa ata janė tė paaftė kundėr fuqisė sė Allahut dhe se do tė gjykohen nė ditėn e gjykimit.


Nė shkurt tė vitit 1988, njė uragan kur goditur Floridėn e shkaktoi dėme tė mėdha. Uragani demoloi ndėrtesa dhe i hodhi automobilat pėr ndėrtesa. (Fotoja vijuese dhe ajo e poshtme) Automobilat dhe shtėpitė shpėrhapura nga uragani. Njė tornado qė ishte aq e madhe saqė ka fshirė nga faqja e dheut shtėpitė dhe bėri tė shndėrrojė njė qytet tė tėrė nė rrėnojė. Nė shkurt tė vitit 1988, pas njė uragani nė Floridė u krijua njė grumbull motobarkash.

Vullkanet

Njėjtė sikur dridhjet apo tundjet e tokės tė shkaktuar nga lėvizja apo kėputja papritmas e masave tė mėdha tė shkėmbinjve brenda korės sė tokės apo shtresės sė lartė, shpėrthimet vullkanike janė njė formė tjetėr e mahnitshme e fatkeqėsive natyrore. Ekzistojnė rreth 1,500 vullkane aktive nė botė; 550 4 janė mbi sipėrfaqen e tokės e tjerėt janė nėn oqeane. Kėto vullkane mund tė shpėrthejnė nė ēdo ēast nė mėnyra jashtėzakonisht shkatėrruese ashtu qė askush nuk mund ta parashikojė. Kur tė shpėrthejnė, vullkanet mund tė mbysin banorė tė qyteteve pėrreth si dhe tė shkatėrrojnė tė mbjellat duke i mbuluar arat me hi.

Disa shpėrthime katastrofike qė ndodhėn nė kėtė shekull sikurse edhe mė parė nė histori kanė lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė mendjen e njerėzve. Kėto shpėrthime kanė zhdukur nga harta shumė qytete dhe ka zhdukur shumė bashkėsi.

Sigurisht nga shpėrthimet vullkanike gjatė historisė mund tė nxirren mėsime. Maja e Vezuvit nė Itali, p.sh., e ka varrosur qytetin romak Pompei, nė tė cilin njerėzit jetonin njė jetė tė shthurur, nėn valėt e llavės sė nxehtė. Ėshtė i habitshėm fakti se 20,000 banorė tė kėtij qyteti tė pėrparuar ishin asfiksuar mė sė shumti nga rrjedhat piroklastike qė e kishte pushtuar qytetin me 24 gusht tė vitit 79.

Sot, sidoqoftė, pasiviteti i vullkaneve mundet shpesh qė tė ndėrpritet dhe mund tė zgjohen papritur duke hedhur avull dhe hi me qindra metra lart nė ajėr. Ndėrkohė, rrjedhat piroklastike  i vėrshojnė regjionet duke shkaktuar dėme nė ēfarėdo qė hasin. Njė efekt tjetėr i dėmshėm i shpėrthimeve janė retė e gazrave tė dėmshme dhe hirit qė bartet nga era nė regjionet e populluara. Kėto erėra tė tmerrshme, ndonjėherė edhe me shpejtėsi prej 120 km/h, djegin ēdo gjė dhe i mbulojnė qytetet sikurse njė ēadėr kundėr diellit.

Njėra ndėr katastrofat mė tė mėdha ndodhi mė 1833 kur Krakatau, nė Indokinė, ka shpėrthyer fuqishėm, duke prodhuar valė tė zėrit qė ėshtė dėgjuar 4.000 km larg dhe duke krijuar cuname tė larta deri 45 metra. Valėt kanė bėrė rrafsh me tokė 165 fshatra bregdetare dhe kanė mbytur 36,000 njerėz. 5



Njė vullkan gjatė erupsionit. Autobusi nė mes tė llavės pėrkujton shkatėrrimin e Pompeit.

Vullkanet mbahen nė mend jo vetėm pėr shkak tė numrit tė madh tė tė vdekurve por edhe pėr shkak se ata shpėrthejnė nė mėnyrė shkatėrruese saqė nuk mund tė parashikohet. Erupsioni i Nevado Del Riuz ėshtė njė shembull. Nė fillim ishte njė erupsion me intensitet tė vogėl. Sa pėr krahasim, ishte vetėm sa 3% i erupsionit tė majės St. Helens. Pas pasivitetit prej 150 vjetėsh, Nevado Del Riuz shpėrtheu mė 1985 duke e shkrirė borėn dhe akullin nė majėn e tij. Shumė shkatėrrues ishte lava apo lumi i baltės, qė rrodhi poshtė majės sė vullkanit nė luginėn e lumit Lagunille, ashtu qė 20,000 banorė tė Armeros nė Kolumbi u zhdukėn nga faqja e dheut, ashtu qė u varrosėn nė baltėn e nxehtė deri sa ishin duke fjetur. Kjo ngjarje ishte fatkeqėsia mė e madhe nga vullkanet qė nga fatkeqėsia nė Mount Pelee mė 1902, i cili mori 30, 000 jetė me llavėn e vet rrjedhėse nė qytetin St Pierre.6

Allahu demonstron se si njeriu papritmas mund tė gjej vdekjen me anė tė fatkeqėsive tė tilla dhe kėshtu e pėrkujton njeriun qė tė vras mendjen nė lidhje me qėllimin e ekzistimit tė tij nė tokė. Kėto incidente dėrgojnė “paralajmėrim”. Ajo qė pritet si pėrgjigje nga njeriu, i cili mund tė mendoj pėr Krijuesin e vet tė Gjithėfuqishėm, nuk ėshtė qė tė kėnaqet dhe tė ēmendet pas tė mirave tė kėsaj bote pėr 50-60 vite dhe tė neglizhoj jetėn e pėrhershme, ahiretin. Duhet qė ta kemi nė mendje se vdekja patjetėr do tė vijė njė ditė dhe ēdokush do tė gjykohet nė prani tė Allahut:

...(ndėshkon kundėrshtarėt) Ditėn kur toka ndryshohet nė tjetėr tokė, e edhe qiejt (nė tjerė qiej), e ata (njerėzit) tė gjithė dalin sheshazi para All-llahut, Njė, Mbizotėrues. (Ibrahim: 48)

Cunamet

Valėt detare sizmike apo valėt e baticės shkaktohen me ngritje apo rrėshqitje tė papritur tė fundit tė detit apo gjatė erupsioneve vullkanike. Disa cuname mund tė kenė efekte shkatėrruese sikurse bombat atomike.


Valėt e mėdha tė ujit (cunamet) ndonjėherė mund tė asgjėsojnė qytetet bregdetare

Vėrshimet

Allahu sigurisht i krijon tė gjitha kėto fatkeqėsi si “paralajmėrime” pėr njerėzit. Ai ėshtė madhėshtor nė fuqi dhe Ai ka fuqinė mbi tė gjitha gjėrat. Allahu e vėrteton kėtė nė ajetin: “Thuaj: "Ai ka fuqi (t'ju shpėtojė, por edhe) t'ju sjellė dėnim prej sė larti ose prej sė poshti nėn kėmbėt tuaja". (En’am: 65). Ekzistimi i kaq shumė kėrcėnimeve fizike serioze nėpėr botė padyshim nėnvizon njė realitet tė rėndėsishėm. Me fatkeqėsi, pėr disa sekonda Allahu mund t’i merr ēfarėdo qė ia ka dhuruar njeriut. Katastrofat mund tė godasin nė ēdo vend dhe nė ēdo kohė. Ky ėshtė njė demonstrim i qartė se asnjė vend nė botė nuk i ofron njeriut siguri tė plotė. Allahu e cek kėtė nė ajetin nė vazhdim:

Mė 1997-1998, stuhia “El-Nińo”shfryu tėrbimin e vet mbi shumė qytete. Dėmi total nė tėrė botėn u vlerėsua nė 20 miliardė dollarė.8 (Lart) njė qytet i prekur nga El-Nińo. Edhe pse uji ka rėndėsi tė madhe, vėrshimet shkatėrruese mbeten gjithnjė edhe kėrcėnim. (Tutje) Njė shtėpi e zhytur nė ujė.

A mos u siguruan banorėt e fshatrave nga dėnimi jonė kur ata ishin fjetur (natėn)? A mos u siguruan banorėt e fshatrave nga dėnimi jonė para dite kur ata ishin duke luajtur? A mos u siguruan ata prej ndėshkimit tė All-llahut? Nuk sigurohet kush prej frikės sė ndėshkimit tė All-llahut pos njerėzve tė humbur. (A’raf: 97-99)

Breshėri me njė shpejtėsi prej 160 km/h ka thyer xhamat e njė veture nė Tampa, Floridė, gjatė njė stuhie qė ka shkatėrrua pasuri me vlerė prej 25 milion dollarėsh. 9 Pullazi i njė shtėpie i shkatėrruar nga kokrrat e breshrit.

Uji, i dhėnė njerėzve si dhuratė dhe lehtėsim, ndonjėherė mundet qė tė shndėrrohet nė fatkeqėsi me dėshirėn e Allahut. Ėshtė e pakuptueshme qė njeriu ėshtė dėshmitar i njė apo dy vėrshimeve nė vit dhe ende nėnvlerėson mundėsinė qė ai vetė tė pėrjetoj tė fatkeqėsi tė tillė.

Njė mėsimi nga historia: Titaniku

Historia pėrmban plot raste kur njerėzit janė mbėshtetur nė zbulimet e mėdha teknologjike dhe duke nėnvleftėsuar krejtėsisht fuqinė e Allahut. Kjo ėshtė pse shumė fatkeqėsi janė shėnuar nė histori si mėsime tė hidhura pėr ēdokėnd. Secila nga kėto ngjarje ėshtė e rėndėsishme nė aspektin e pėrkujtimit nga ana e njeriut qė as pasuria e as fuqia, shkenca apo teknologjia nuk kanė forcė qė t’i rezistojnė dėshirės sė Allahut.

Shembujt tė shumtė tė incidenteve tė tilla mund tė jepen. Mė i njohuri ėshtė i famshmi Titaniku, njė anije e madhe udhėtarėsh me lartėsi prej 55 m e lartė dhe 275 metra i gjatė, i cili ėshtė fundosur para gati 90 vitesh. Titaniku, e synuar qė tė jetė “ofendim ndaj natyrės”, ishte njė projekt i madh qė ka angazhuar njė ekip tė inxhinierėve dhe nja 5.000 njerėz. Gati ēdokush ishte i bindur plotėsisht se kjo anije kurrė nuk do tė mund tė fundosej. Anija ishte kryevepėr teknologjike me shumė risi inxhinierike qė ishte pėrparimi i madh nė kohėn e vet. Prandaj ata qė mbėshteteshin nė forcėn teknologjike tė anijes nuk e kanė marrė nė konsideratė njė fakt tė rėndėsishėm qė ėshtė i cekur nė ajetin: “...E urdhėri i All-llahut ėshtė vendim i kryer” (Ahzab: 38) dhe secili herėt a vonė do tė ndeshet me fatin e vet. Kėshtu, njė gabim i vogėl bėri qė anija tė fundosej dhe teknologjia e avancuar nuk mundi ta shpėtojė Titanikun nga fundi i hidhur.

Nga ajo qė kanė rrėfyer mbijetuesit e Titanikut, shumica e udhėtarėve janė vendosur nė kuvertėn e anijes qė tė luten kur e kanė vėrejtur se anija do tė fundosej. Nė shumė kaptina tė Kur’anit, ėshtė pėrsėritur tendenca e tillė e sjelljes njerėzore. Nė kohėn e turbullirave dhe rrezikut, njeriu lutet sinqerisht dhe kėrkon ndihmė nga Krijuesi i vet. Por, kur ēlirohet nga rreziku, ata prapė kthehen nė jo-falėnderues:

Zoti juaj ėshtė Ai qė pėr ju mundėsoi lundrimin e anijeve nė det nė mėnyrė qė tė kėrkoni nga tė mirat e Tij. Vėrtet, Ai ėshtė shumė mėshirues ndaj jush. E kur ju kap juve paniku (frika) nė det, i humbni (nga kujtesa) ata qė i lutni, u mbetet vetėm Ai (All-llahu), mirėpo pasi qė Ai t'ju shpėtojė e tė arrini nė tokė, ia ktheni shpinėn. Ashtu, njeriu ėshtė pėrbuzės. A mos jeni tė siguruar qė nuk do t'u shafitė nė tokė ose nuk do t'ju lėshojė ndonjė shtrėngatė e ju nuk do tė keni mbrojtės. A mos jeni tė sigurt se Ai nuk do t'ju kthejė njėherė tjetėr nė det, e t'ju lėshojė ndonjė furtunė tė erės, e pėr shkak tė mosbesimit tuaj t'ju fundosė, e pastaj nuk do tė gjeni kush do tė hakmerrej kundėr Nesh pėr ju. (Isra: 66-69)

 

Dikush ndoshta kurrė nuk do tė pėrjetojė fatkeqėsi tė tillė, por duhet mbajtur nė mend, se nė ēdo kohė, dikush mund tė sjellėt deri nė zero. Kėshtu, njeriu duhet ēdoherė qė tė preokupojė veten me pėrkujtimin e Allahut meqė “ ...e tėrė fuqia i takon Allahut...” (Bekare: 165) Nga ana tjetėr, kur godet katastrofa, dikush nuk do tė ketė rastin qė tė ndėrrojė qėndrimin e vet jo-falėnderues ndaj Allahut dhe tė pendohet. Vdekja mund tė jetė shumė e papritur:

A nuk vėshtruan ata me vėmendje pushtetin e madh nė qiej e nė tokė dhe ēka krijoi All-llahu prej sendeve, e edhe nė atė se ndoshta u ėshtė afruar afati i tyre i vdekjes. Atėherė, cilės bisedė pos kėsaj (Kur'anit) do ti besojnė? (A’raf:185)

 

Pranė mėshirės sė Allahut

Secilin prej tyre e kemi dėnuar pėr shkak tė mėkatit tė vet; disa prej tyre Ne i goditėm me furtunė plot rėrė, disa i shkatėrruam me krismė nga qielli, kurse disa tė tjerė i sharruam nė tokė dhe disa i pėrmbytėm nė ujė. All-llahu nuk u bėri atyre ndonjė tė padrejtė, por ata vetės sė tyre i bėnė padrejtė. (Ankebut: 40)

Pėr ēfarė ėshtė folur deri mė tani ėshtė synuar qė tė pėrkujtojmė ata qė e harrojnė qėllimin e krijimit tė tyre pėr njė fakt tė rėndėsishėm: ēdo gjė nė botė ia ka borxh ekzistencėn e vet Allahut, Krijuesit qė ka krijuar tėrė gjithėsinė materiale. Me fjalė tjera, ekzistenca e ēdo gjėje ėshtė si rezultat i aktivitetit tė vullnetit tė Allahut. Prandaj, asgjė nuk ėshtė ndaras dhe mėnjanė Allahut. Kur’ani na tregon se asgjė nuk ėshtė larg kontrollit tė Allahut: “...All-llahu ėshtė mbizotėrues i punės sė vet, por shumica e njerėzve nuk e dinė (fshehtėsinė e ēėshtjeve).” (Jusuf:21)

Megjithatė, siē e bėn tė qartė Allahu nė pjesėn e dytė tė ajetit, shumica e njerėzve nuk janė tė vetėdijshėm pėr kėtė. Ata mendojnė, gjatė jetės sė vet, se atyre nuk do t’iu bie ēfarėdo fatkeqėsie, kurrė nuk mendojnė se edhe ata janė shumė tė dobėt ndaj secilės nga kėto fatkeqėsi. Ne mendojmė se pėrjetimet e “tė tjerėve” janė shumė tė tmerrshme dhe se “ne” do tė jetojmė gjithmonė tė sigurt. Lajmet pėr fatkeqėsitė, aksidentet apo epidemitė sigurisht qė na bėjnė tė ndiejmė keqardhje pėr tė vuajturit. Ne me tė vėrtetė e ndajmė dhimbjen e tyre; por, me rastin kur fatkeqėsitė largohen pak nga kujtesa, ne bėhemi mė pak tė koncentruar dhe qėndrimi i tillė tregon se ka qenė interes i pėrkohshėm pėr ne. Si tė kyēemi nė problemet ditore apo ballafaqohemi me probleme personale, ne shpejt zhvillojmė njė ndjenjė apatie dhe mbetemi indiferent ndaj atyre qė kanė pėrjetuar fatkeqėsinė.

Sidoqoftė, mendimi se ēdo ditė jeta e dikujt do tė jetė e njėjtė ėshtė me tė meta. Kjo ėshtė evidente nga paralajmėrimet e Allahut. Sigurisht, ata njerėz qė i janė ekspozuar fatkeqėsive tė ndryshme nuk e kanė ditur se njė rrezik natyrore do tė ērregullojė plotėsisht jetėn e tyre. Ata sigurisht e kanė filluar ditėn si njė ditė tė zakonshme, duke menduar se do tė jetė e ngjashme si ditėt e pėrparshme. Mirėpo, doli tė jetė njė ditė plotėsisht ndryshe. Me sa duket, kurrė nuk  kanė menduar se, mu nė atė ditė tė caktuar do tė bėhet ndryshim aq drastik nė jetėn e tyre, e qė do t’ia u shndėrrojė jetėn e tyre nė njė luftė tė rrezikshme. Nė raste tė tilla, jeta reduktohet nė njė thjeshtėsi tė dukshme. Sigurisht, kjo ėshtė mėnyra se si Allahu i pėrkujton njerėzit se siguria nė kėtė botė ėshtė njė mashtrim.

Mirėpo, shumica e njerėzve nuk e vrasin mendjen pėr kėtė gjė. Ata harrojnė se jeta ėshtė e shkurtė dhe e pėrkohshme dhe nuk e pėrfillin faktin se ata do tė jenė tė gjykuar nė prani tė Allahut. Nė kėtė gjendje tė pavėmendshmėrisė, ata e kalojnė jetėn pas dėshirave nė vend qė tė jetojnė pėr kėnaqėsinė e Allahut.

Duke e shikuar nga ky pikėvėshtrim, telashet janė mėshirė e Allahut. Allahu demonstron natyrėn e vėrtetė tė kėsaj bote dhe e inkurajon njeriun qė tė pėrgatitet pėr jetėn e ardhshme. Kjo ėshtė arsyeja pse thuhet se kur shkaktohet fatkeqėsia nė fakt ėshtė njė rast i ofruar nga Allahu. Kėto fatkeqėsi i jepen njerėzve ashtu qė ata ndoshta do tė kėrkojnė qė tė pendohen dhe tė pėrmirėsojnė sjelljet e tyre. Mėsimet qė duhet nxjerrė nga fatkeqėsitė tregohen nė ajetin e mėposhtėm:

A nuk e shohin ata se pėr ēdo vit sprovohen njė herė apo dy herė, e pėrsėri nuk pendohen e as nuk marrin mėsim. (Teube: 126).

 

xx


3- H.J. de Blij, M.H. Glantz, S.L. Harris, Restless Earth, The National Geographic Society, 1997, p.8
4- H.J. de Blij, M.H. Glantz, S.L. Harris, Restless Earth, The National Geographic Society, 1997, p.8
5- H.J. de Blij, M.H. Glantz, S.L. Harris, Restless Earth, The National Geographic Society, 1997, p. 64
6- H.J. de Blij, M.H. Glantz, S.L. Harris, Restless Earth, The National Geographic Society, 1997, p.18-19
7- H.J. de Blij, M.H. Glantz, S.L. Harris, Restless Earth, The National Geographic Society, 1997, p.64
8- The Guinness Book of Amazing Nature, p.60
9- H.J. de Blij, M.H. Glantz, S.L. Harris, Restless Earth, The National Geographic Society, 1997, p.105
10- National Geographic, July 1988, p.29 29

xx