CIVILIZIMET E KALUARA
Sa shumė brezni kemi shkatėrruar para tyre. A po vėreni ndonjė prej tyre, ose a po dėgjon zėrin e ulėt tė tyre (nuk u ndihet zėri)? (Merjem: 98)
Njeriu ėshtė nė kėtė botė ekziston qė tė sprovohet. Gjatė historisė, porosi dhe shpallje tė qarta tė Allahut u janė komunikuar njerėzve pėrmes tė dėrguarve tė Tij duke siguruar kėshtu udhėrrėfyes pėr njerėzinė. Kėta profetė dhe libra gjithmonė kanė ftuar njeriun nė rrugėn e vėrtetė, rrugėn e Allahut. Sot ėshtė nė dispozicion, libri i fundit i Allahut, shpallja e vetme e pandryshueshme e Tij pėr njerėzinė: Kurani.
Nė Kuran, Allahu na informon se Ai u tregoi rrugėn e vėrtetė tė gjithė njerėzve gjatė historisė sė botės dhe i ka paralajmėruar ata pėrmes profetėve tė Tij pėr ditėn e gjykimit dhe ferrin. Mirėpo, shumica e njerėzve nuk i kanė pranuar profetėt qė iu kanė dėrguar dhe kanė shfaqur armiqėsi ndaj tyre. Pėr shkak tė arrogancės sė tyre, ata u pėrballėn me tėrbimin e Allahut dhe papritmas u zhdukėn nga faqja e dheut. Kėshtu tregon edhe ajeti nė vazhdim:
Edhe Adin, Themudin, banorėt e Res-it dhe shumė gjenerata ndėrmjet tyre (i shkatėrruam). E secilit prej tyre u patėm sjellė argumente, por tė gjithė i rrėnuam. Ata (kurejshitėt) kaluan buzė fshatit, i cili ishte gurėzuar me atė shiun (gurėzim prej sė larti) e shėmtuar, po a nuk janė ata, tė cilėt e panė atė? Jo, nuk e vėshtruan, sepse ata ishin tė tillė, tė cilėt nuk shpresonin nė ringjallje. (Furkan:38-40)
Lajmet e popujve tė mėparshėm, qė pėrbėjnė njė pjesė tė madhe tė Kuranit, sigurisht ėshtė njėra ndėr ēėshtjet e shpalljes pėr tė cilėn duhet vrarė mendjen. Mėsimet qė duhet nxjerrė nga pėrvoja e tyre jepet nė ajetin nė vazhdim:
A e vėrejtėn ata sa gjenerata para tyre i shkatėrruam qė Ne u patėm mundėsuar atyre (komoditet) nė tokė ēfarė juve nuk ju mundėsuam; u patėm lėshuar nga qielli shi me bollėk dhe u patėm bėrė qė tė rrjedhin lumenj ndėr ta, e pėr shkak tė mėkateve tė tyre i shkatėrruam dhe pas tyre sollėm (breza) tjerė. (Enam: 6)
Ajeti tjetėr i drejtohrt njeriut qė vret mendjen, qė kupton dhe qė u vėnė veshin paralajmėrimeve ėshtė ky:
E sa e sa brezni para ty i kemi shkatėrruar e qė ishin mė tė fortė e mė tė shkathėt se kėta (idhujtarėt kurejshitė). Ata brodhėn andej e kėndej nėpėr tokė (pėr t'i ikur vdekjes). Por, a mos gjetėn rrugėdalje? Nė tė gjitha kėto, pėr atė qė ka mendje tė shėndoshė dhe qė i ka vėnė me vėmendje, ka argumente. (Kaf: 36-37)
Allahu nė Kuran tregon se tė gjitha kėto raste tė shkatėrrimit duhet tė jenė vėrejtje pėr gjeneratat e ardhshme. Gati tė gjitha shkatėrrimet e njerėzve tė lashtė qė tregohen nė Kuran janė tė identifikuara, duke iu falėnderuar studimeve dhe zbulimeve arkeologjike. Por do tė ishte gabim i madh qė tė shtjellohen vetėm qasjet historike apo shkencore deri sa tė shqyrtohen gjurmėt e kėtyre rasteve nė Kuran. Siē pėrmendet edhe nė ajetin vijues, secili nga kėto incidente ėshtė vėrejtje nga tė cilat duhet nxjerr mėsime:
Atė (shndėrrimin e tyre) e bėmė masė ndėshkuese pėr ata qė e pėrjetuan (me sy) dhe pėr brezat e ardhshėm, por edhe si kėshillė pėr tė devotshmit. (Bekare: 66)
Sidoqoftė, ne duhet pasur parasysh njė fakt tė rėndėsishėm: ato bashkėsi qė nuk kanė dashur tiu binden urdhrave tė Allahut, nuk janė pėrballur me tėrbimin e Allahut papritmas. Allahu u ka dėrguar atyre profetė qė ti paralajmėrojė ashtu qė ata tė pendohen pėr sjelljet e tyre dhe ti dorėzohen Atij. Nė Kuran thuhet se tė gjitha fatkeqėsitė qė i ndodhin njeriut janė pėrkujtim pėr dėnimin e hidhur nė ahiret:
Ne do t'u shijojmė atyre dėnimin mė tė shpejtė (nė dynja) para dėnimit tė madh (nė Ahiret), ndoshta do tė tėrhiqen (prej tė kėqijave). (Sexhde: 21)
Shkatėrrimi shpesh pasohej kur kėto paralajmėrime nuk nxirrnin pėrgjigje nė bashkėsi dhe kur zvetėnimi i tyre rritej. Tė gjithė kėta popuj ishin tė dėnuar nga zemėrimi i Allahut. Ata u zhdukėn nga faqet e historisė dhe ishin tė zėvendėsuar me gjenerata tė reja. Kėto bashkėsi nė tė vėrtetė kanė marrė pėrfitime nga mirėsia e Allahut, kanė jetuar njė jetė tė pėrparuar, duke u kėnaqur me tė gjitha llojet e kėnaqėsive, por duke u kėnaqur, kurrė nuk janė zėnė me pėrkujtimin e Allahut. Ata kurrė nuk kanė menduar pėr faktin se ēdo gjė nė kėtė botė ėshtė e dėnuar qė tė zhduket. Ata e shijonin momentin dhe kurrė nuk mendonin pėr vdekjen dhe pas vdekjes. Pėr ata, diēka dhe gjithēka qė kishte tė bėnte me jetėn e kėsaj bote dukej e pėrjetshme. Sidoqoftė, jeta e vėrtetė e pėrhershme ėshtė pas vdekjes. Ata nuk kanė fituar asgjė nga ky perceptim i kėsaj jete; mirėpo, historia pėrmban dėshmi tė mjaftueshme tė shkatėrrimit tė tyre tė hidhur. Megjithėse kanė kaluar mė shumė se njė mijė vjet, kujtimet e tyre mbesin si vėrejtje, duke i pėrkujtuar gjeneratat e tashme pėr fundin e atyre qė janė larguar nga rruga e Krijuesit tė tyre.
Themudėt
Themudėt janė njėri ndėr ata popuj qė janė zhdukur pėr shkak tė paturpėsisė sė shfaqur ndaj shpalljes hyjnore dhe mosvėrejtjes sė paralajmėrimeve tė Allahut. Siē thuhet nė Kuran, Themudėt ishin tė njohur pėr prosperitetin dhe fuqinė e tyre dhe ishte njė popull qė ishte i shkėlqyeshėm nė art.
Pėrkujtoni All-llahun kur Ai ju bėri sundues pas Adit, ju vendosi nė tokė e ju nė rrafshin e saj ndėrtoni pallate, kurse nė kodrina ngritni shtėpia, pėrkujtoni tė mirat e All-llahut e mos u bėni shkatėrrues nė tokė. (Araf:74)
Nė njė ajet tjetėr, atmosfera shoqėrore e themudėve ėshtė i ilustruar si vijon:
A jeni tė sigurt se do tė mbeteni nė kėtė qė jeni (pėrgjithmonė)? Nė kopshte e nė burime. Edhe nė tė mbjella, e me hurma me frutat e tyre tė freskėt. Dhe ju me mjeshtėri po ndėrtoni shtėpi nėpėr kodra shkėmbore. (Shuara:146-149)
Tė ngazėllyer nė bollėk, themudėt jetonin njė jetė ekstravagante. Nė Kuran, Allahu thotė se profeti Salih u ishte dėrguar themudėve qė ti paralajmėrojė. Profeti Salih ishte njė person i njohur ndėr themudėt. Populli i tij, qė nuk kishin pritur qė ky tė shpallte fenė e vėrtetė, ishin tė befasuar me thirrjen e tij qė tė lėnė anash prapėsinė nė tė cilėn ishin. Njė pjesė e vogėl e popullit e pėrkrahėn thirrjen e Salihut, por shumica nuk e pranuan ēfarė ai thoshte. Nė veēanti, udhėheqėsit e popullit mohuan Salihun dhe ishin kundėr tij. Ata u pėrpoqėn qė ti lėndojnė dhe tė bėjnė presion nė ata qė i besonin Salihut. Ata ishin zemėruar kundėr Salihut pasi ai i thėrriste ata qė tė adhurojnė Allahun. Ky zemėrim nuk ishte veēori e themudėve: ata pėrsėritnin gabimin e bėrė nga populli i Nuhit dhe Adit tė bėrė mė pėrpara. Ja pse Kurani i referohet kėtyre tre popujve si vijon:
A nuk jeni tė njohur me lajmin (ndodhinė) e atyre qė ishin para jush, si populli i Nuhut, i Adit, i Themudit e edhe i atyre qė erdhėn pas tyre, qė nuk di kush pėr ta pos All-llahut. Atyre u patėn ardhur tė dėrguarit e vet me argumente, ata i vėnin duart e tyre (nė shenjė talljeje) nė gojėt e veta dhe thonin: "Ne e mohojmė atė me ēka jeni tė dėrguar dhe ne dyshojmė shumė nė atė qė ju na thėrrisni". (Ibrahim: 9)
Themudėt ishin tė vendosur qė tė mbesin arrogantė dhe kurrė tė mos e ndryshojnė qėndrimin ndaj profetit Salih, e bile kishin sajuar plane qė ta mbysin atė. Salihu u tėrhoqi vėrejtjen duke iu thėnė: A jeni tė sigurt se do tė mbeteni nė kėtė qė jeni (pėrgjithmonė)? (Shuara: 146-149). Nė tė vėrtetė, themudėt vetėm sa e shtuan prapėsinė e tyre duke mos qenė tė vetėdijshėm pėr dėnimin nga Allahu duke iu drejtuar profetit Salih me krenari dhe ngazėllim:
Ata e therrėn devėn dhe me kryelartėsi shkelėn dispozitėn e Zotit tė tyre dhe thanė: "O Salih, sillna atė me ēka na u kėrcėnove, nėse je prej tė dėrguarve". (Araf: 77)
Profeti Salih u tha atyre, me shpalljen e Allahut, se ata do tė zhdukeshin pėr tri ditė.
Tri ditė mė vonė, paralajmėrimi i profetit Salih u bė i njėmend dhe populli i Themudit u zhduk.
Ndėrsa ata qė bėnė zullum, i kapi (nė ditėn e katėrt) krisma dhe gdhinė kufoma (tė ngrira) nė vendin e tyre. (gdhinė) Sikur tė mos kishin qenė fare nė tė. Kuptoni pra, (populli) Themud e mohoi Zotin e vet. Mallkimi qoftė kundėr Themudit! (Hud: 67-68)
Populli i Themudit e pagoi shumė shtrenjtė, duke u shkatėrruar, pėr shkak se nuk u janė bindur profetit tė tyre. Ndėrtesat qė i patėn ndėrtuar dhe puna artistike e tyre nuk i mbrojti ata nga dėnimi. Populli i Themudit ishte shkatėrruar me njė dėnim tė ashpėr, njėjtė sikurse tė gjithė popujt tjerė qė mohuan fenė para dhe pas tyre. Shkurtimisht, fundi i tyre erdhi sipas qėndrimit tė tyre. Ata qė mohuan ishin tė shkatėrruar plotėsisht ndėrsa ata qė ishin tė bindur morėn shpėtimin e pėrjetshėm.
Populli i Sebės
Tregimi i popullit tė Sebės (Shebės nė Bibėl) tregohet nė Kuran si vijon:
Populli Sebe pati njė begati nė vendbanimin e vet: kishin nga tė dy anėt kopshte, nga ana e djathtė (e luginės) dhe nga ana e majtė. Hani (u thamė) nga begatitė e Zotit tuaj dhe falėnderonju Atij: njė territor i bukur dhe i lumtur, dhe Zot mėkatfalės. Po ata i kthyen shpinėn (Allahut), e Ne e lėshuam kundėr tyre rrjedhėn e pendės dhe dy kopshtet e tyre i shndėrruam nė dy kopshte me fruta tė hidhėt, drunj tė thatė dhe diēka pak bari tė egėr. Atė dėnim ua dhamė atyre pėr shkak se nuk besuan, e Ne nuk dėnojmė, pėrveē mohuesit. (Seba: 15-17)
Penda e Maribit ishte punuar me njė teknologji shumė tė avancuar. Pa marrė parasysh penda u shemb dhe Pėrmbytja e Arimit la tė shkretė popullin e Sebės dhe tokėn e tyre.
Siē tregohet nė ajetet e mėsipėrme, populli i Sebės jetonte nė njė vend tė shquar me kopshte dhe vreshta tė bukura dhe tė frytshme. Nė njė vend tė tillė, ku standardet jetėsore dhe rrethanat ishin aq tė larta, krejt ēfarė duhej tė bėnin ishte qė tė shprehnin falėnderim Allahut. Por, siē thuhet nė ajet, ata i kthyen shpinėn (Allahut). Pasi ata ishin tė kthyer plotėsisht prosperitetit tė tyre, ata i humbėn tė gjitha. Siē morėm vesh nga ajeti, vėrshimi i Arimit shkatėrroi tėrė vendin.
Sumerėt e lavdishėm
Sumeria ishte njė bashkėsi e qyteteve-shtete rreth lumenjve Tigėr dhe Eufrat ku sot gjendet Iraku jugor. Sot, terreni qė duhet pėrshkuar pėr nė Irakun Jugor ėshtė kryesisht shkretinor. Shumica e tokės, pėrveē qyteteve, dhe regjionet qė dikur kanė qenė tė pyllėzuara, janė tė mbuluara me rėrė. Kėto shkretėtira, dikur vendbanim i sumerėve, kanė qenė aty me mijėra vite. Vendi i tyre famshėm, qė sot mund tė hasim vetėm nė libra, ishte aq vėrtetė sa ēdo civilizim bashkėkohor. Kėta njerėz ishin tė gjallė siē jemi ne sot, dhe kanė krijuar kryeveprat arkitekturale. Nė kėtė kuptim, qytetet madhėshtore tė ngritura nga sumerėt janė pjesė e trashėgimisė kulturore tė ditės sė sotme.

Mbretėresha Puabi mund tė jetė e varrosur me njė pasuri tė pamasė, por as ajo nuk e shpėtoi trupin e saj qė tė shndėrrohet nė skelet tė vetėm. |
Nė mesin e asaj ēfarė ka mbijetuar nga kultura sumeriane, kemi informata vetėm pėr zhvillimin e njė funerali tė mbajtur pėr Puabin, njėrėn ndėr mbretėreshat e tyre. Pėrshtypjet nga ky ceremonial madhėshtor mund tė gjenden nga burimet e ndryshme dhe tregojnė se si trupi i vdekur i mbretėreshės ishte stolisur nė mėnyrė tė jashtėzakonshme. Kufoma e saj ishte veshur me rroba tė zbukuruara me rruaza tė argjendit, arit dhe gurėve tė ēmuar si dhe me njė xhufkė me margaritarė. Nė kokėn e saj ishte paruka e dekoruar me kurorė tė praruar me fleta tė arta. Gjithashtu, edhe njė sasi e madhe ari ishte vendosur nė varr.11
Shkurtimisht, mbretėresha Puabi, emėr i shquar nė historinė sumeriane, ishte varrosur me njė thesar tė mrekullueshėm. Sipas tė dhėnave, kjo pasuri e pazakonshme ishin bartur deri nė varrezėn e saj nga njė kortezh rojesh dhe shėrbyesish. Mbretėresha Puabi mund tė jetė varrosur sė bashku me thesar, por as kjo nuk e ka shpėtuar atė qė tė reduktohet deri nė skelet.
Sikurse tė gjithė njerėzit e mbretėrisė sė saj, prej tė cilėve ajo ndoshta ka ndier neveri pasi kanė qenė tė varfėr, trupi i saj ėshtė kalbur nėn dhé duke u shndėrruar nė njė masė tė prishur nga bakteret. Ky ėshtė sigurisht njė shembull i rėndėsishėm qė tregon se edhe tė pasurit dhe pasuria e kėsaj bote nuk janė mjete qė tė shpėtojnė nga fundi shkatėrrimtar.
Minoanėt
Toka dhe deti mund tė qėndrojnė relativisht qetė me shekuj. Pastaj, trazohen papritmas duke shkaktuar kataklizėm. Ndoshta asnjė ngjarje nuk e pėrshkruan tmerrin aq qartė sa fatkeqėsia e Therės sė lashtė. Ēfarė ka ndodhur atje mund tė pėrshkruhet si shpėrthimi mė eksploziv i vullkanit nė histori. Duke u ngritur nga deti Egjé para nja 3,500 vjetėsh, vullkani i lartė prej njė kilometri ka formuar ishullin prej 12 km tė gjerė. Atje u ngrit njė civilizim madhėshtor diku rreth 100 km nė jug tė ishullit tė Kretės. Nė kulmin e vet, ndoshta 30.000 njerėz banonin nė Akrotiri, qyteti kryesor i Therės, nė tė cilin ishin ngritur pallate me vizatime nė mur (freska) nga tė cilat largoheshin dhe vinin anije tė ngarkuara me mallra pėr tregti. Derisa studiuesit nuk janė tė sigurt pėr datėn e saktė vlerėsuar nė diapazonin prej 1470-1628 PER ata e kanė tė njohur renditjen e ngjarjeve. Lėkundje tė lehta tė tokės tė pasuara me tėrmet tė fort, dhe njė eksplodim saqė zėri i ėshtė dėgjuar shumė larg, deri nė Skandinavi, Gjirin Persik si dhe nė shkėmbin e Gjibraltarit.12 Valė tė mėdha janė ngritur dhe kanė goditur Amnisin, limanin e Knosit. Sot, vetėm gėrmadhat kanė mbetur nga pallatet e famshėm.
Civilizimin i Minoanit, njėra ndėr civilizimet mė tė rėndėsishme tė asaj kohe, sigurisht as qė e kanė pritur njė pėrfundim aq tė ashpėr. Ata njerėz qė mburreshin me pasurinė dhe pronėn e tyre humben tė gjitha qė i kishin. Allahu, nė Kuran, nėnvizon se fundet e ashpra tė civilizimeve tė lashta mund tė reflektohen tek shoqėritė bashkėkohore:
A nuk e kanė tė qartė ata (mekasit) se sa nga popujt para tyre i shkatėrruam, qė nėpėr ato vendbanime tė tyre janė kah kalojnė? Ėshtė e vėrtetė se nė ato (vende tė shkatėrruara) ka fakte, se nuk janė duke dėgjuar me vėmendje? (Sexhde: 26)
Shkatėrrimi i Pompejit
Mbeturinat nga Pompeji, pėr historianėt janė dėshmi tė qarta pėr jetėn e shthurur qė kishte mbretėruar atje. Bile edhe rrugėt e Pompejit, si simbol i degjenerimit tė Perandorisė Romake, tregojnė pėr kėnaqėsitė dhe gėzimet qė u bėnin nė kėtė qytet: dikur rrugėt e gjalla tė vijėzuara me mejhane, klube tė natės dhe bordele, ende mund tė vėrehen edhe pas shkatėrrimit duke e paraqitur kėshtu jetėn e tyre tė pėrditshme.
Kėtu, nė dheun e pasuruar me hi vullkanik, dikur ishin fermat e begatshme, vreshtat e bollshme dhe vila luksoze. E ndėrtuar mes shpateve tė Vezuvit dhe detit, Pompei ishte pushimorja mė e preferuar e romakėve tė pasur qė iknin nga zagushia e kryeqytetit. Sidoqoftė, Pompei ka qenė dėshmitar i njėrit ndėr shpėrthimet mė tė tmerrshme vullkanike, duke e fshirė qytetin nga faqja e dheut. Sot, ajo ēfarė ka mbetur nga banorėt e qytetit- asfiksimi nga avujt helmues tė Vezuvit derisa ata ishin duke bėrė punėt e pėrditshme si zakonisht shumė qartė portretizon detajet qė e karakterizonin mėnyrėn e jetės sė romakėve. Fatkeqėsia qė goditi Pompejin, sė bashku me Herkulanin, gjatė njė dite vere, tamam nė kohėn kur regjioni ishte i mbushur pėrplot me romakė tė pasur duke i kaluar pushimet nė vilat e tyre tė famshme.
Ishte data 24 gusht tė vitit 79 tė erės sė re. Hulumtimet nė vend zbulojnė se erupsioni ėshtė zhvilluar nė disa etapa. Para erupsionit, vendi ėshtė dridhur disa herė. Gjėmime tė forta dhe tė tmerrshme nga larg, shoqėruan kėto dridhma. Sė pari, Vezuvi volli njė rrėke tė avullit dhe hirit. Pastaj kjo re u ngjit mbi atmosferė duke bartur me vete shkėmbinjtė tė copėtuar nga gryka e vullkanit dhe miliona tonelata, shtuf tė ngrirė. Erėrat i bartnin retė me hi drejt Pompejit, ku filluan tė bien gurė tė vogėl. Derisa tymi mbulonte diellin nė tėrė qytetin, shtufa dhe hiri filluan qė tė rigojnė mbi Pompej, duke rėnė nga 6 inēa nė orė.13
Pompei, njė vend i begatisė dhe madhėshtisė, shkatėrrohet sė bashku me njėzet mijė banorėt e vet.

Gjendja e agonisė sė shumė banorėve tė Pompeit janė ruajtur si paralajmėrim pėr gjeneratat e ardhshme. |
Herkulani ishte mė afėr Vezuvit; shumica e banorėve ikėn nga qyteti tė tmerruar nga vala e madhe piroklastike qė lėvizte me shpejtėsi tė madhe nė drejtim tė tyre. Ata tė cilėt nuk e lėshuan qytetin menjėherė, nuk jetuan aq gjatė sa qė tė pendohen pėr vonesėn e tyre. Vala piroklastike me tė arritur Herkulanin mbyti ata qė ngurruan, derisa rrjedha piroklastike e ngadalshme gllabėronte qytetin, duke i varrosur. Gėrmimet arkeologjike afėr Pompejit, nga ana tjetėr, tregojnė se shumica e banorėve kishin ngurruar qė tė lėshojnė qytetin. Ata mendonin se nuk do tė jenė nė rrezik pasi Pompeji nuk ishte afėr kraterit tė vullkanit. Pėr kėtė arsye, shumica e banorėve tė Pompejit nuk i lėshuan shtėpitė e tyre dhe pėrkundrazi ata ikėn brenda nėpėr shtėpitė dhe dyqanet e tyre, duke shpresuar se fatkeqėsia sė shpejti do tė kalojė. Ata tė gjithė u zhdukėn para se tė kuptojnė se ishte shumė vonė pėr ta. Pėr vetėm njė ditė, Pompei dhe Herkulani sė bashku me gjashtė fshatrat pėrreth, u fshinė nga harta. Kurani tregon pėr kėtė ngjarje ashtu qė tė pėrkujtojė tė gjithė:
Kėto janė disa nga lajmet e vendeve qė po t'i rrėfejmė ty; disa prej tyre ekzistojnė ende, e disa janė shkatėrruar. (Hud: 100)
Zbulimi i fshehtėsive tė Pompejit nuk ishte i mundur deri pas shumė shekujve. Mė shumė se vetėm informacion i thjeshtė, gėrmimet arkeologjike tė kėtij qyteti antik tregojnė tregime tė qarta pėr jetėn e tyre tė pėrditshme. Forma e shumė viktimave nė agoni ishin tė ruajtura dhe tė padėmtuara. Ajeti nė vijim tregon:
Ja, kėshtu ėshtė ndėshkimi i Zotit tėnd, kur dėnon vendet qė janė zullumqare. Vėrtet, ndėshkimi i Tij ėshtė i dhembshėm e i ashpėr. (Hud:102)
Sot, mbeturinat e shumta janė fakte tė thjeshta tė qytetėrimeve komplekse qė njėherė ishin nė lulėzim tė vetin para qindra apo mijėra vjetėsh. Shumė nga ndėrtuesit e metropoleve tė mėdha nga epokat e ndryshme tė historisė janė tė panjohur. Pasuria, teknologjia apo puna e tyre nuk i kishte mbrojtur nga fundi i hidhur. Nuk ishin ata por gjeneratat e ardhshme qė kishin pėrfitime nga trashėgimia e tyre e pasur. Me disa informata tė shkurtra pėr tė na udhėzuar, origjina dhe fatet e kėtyre qytetėrimeve tė lashta janė misterioze edhe sot. Sidoqoftė dy gjėra janė evidente: ata mendonin se kurrė nuk do tė vdesin dhe ishin tė dhėnė pas kėnaqėsive tė kėsaj bote. Ata lėnė prapa monumente madhėshtore duke besuar se ashtu do tė arrihet pėrjetėsia. Jo mė pak se kėto civilizime, shumė grupe njerėzish sot kanė tė njėjtėn mendėsi. Duke pritur qė tė bėjnė emrat e tyre tė pėrjetshėm, shumica e njerėzve tė shoqėrive moderne janė tė pėrkushtuar ndaj asaj qė tė akumulojnė sa mė shumė pasuri apo qė tė lėnė vepra prapa sa mė tė mėdha. Bile, duket se ata mė shumė bėjnė jetė ekstravagante sesa gjeneratat e mėhershme dhe mbesin tė shkujdesur ndaj shpalljeve tė Allahut. Ka shumė mėsime qė mund tė nxirren nga qėndrimi social dhe pėrvojat e popujve tė lashtė. Asnjėra nga kėto bashkėsi tė hershme nuk kanė mbijetuar. Punimet artistike dhe monumentet qė ata kanė lėnė prapa mund tu kenė ndihmuar atyre qė tė pėrkujtohen nga gjeneratat e ardhshme, por nuk kanė mundur qė ti shpėtojnė nga dėnimi hyjnor apo qė tė ndalojnė trupat e tyre tė mos kalben. Mbetjet e tyre mbeten aty vetėm qė tė mbesin si pėrkujtues dhe vėrejtje pėr zemėrimin e Allahut ndaj atyre qė ishin kryeneē dhe jofalėnderues pėr pasuritė qė u kishte dhuruar nga Ai.
Padyshim mėsimet e nxjerra nga kėto ngjarje historike duhet qė tė na japin mend. Vetėm atėherė dikush mund tė kuptojė se ēfarė u ka ndodhur shoqėrive tė hershme nuk ishte e paqėllimshme. Dikush mund tė kuptojė mė tutje se vetėm Allahu Fuqiplotė ka fuqi qė tė krijon fatkeqėsi tė ēfarėdoshme nė ēdo ēast. Bota ėshtė vend ku njerėzit janė vėnė nė sprovė. Ata qė i binden Allahut do tė fitojnė shpėtimin. Ata qė janė tė kėnaqur me kėtė botė, nė anėn tjetėr, do tė jenė tė privuar nga amshimi i bekuar. Padyshim, fundi i tyre do tė jetė sipas veprave tė tyre dhe ata do tė gjykohen sipas punėve tė tyre tė kryera. Sigurisht, Allahu ėshtė Gjyqtari mė i Mirė.
xx
11. Mesopotamia and Ancient Near East, Great Civilisations Encyclopaedia, Iletisim Publications, p. 92
12. Ana Brittannica, Vol. 20, p. 592
13. H.J. de Blij, M.H. Glantz, S.L. Harris, Restless Earth, The National Geographic Society, 1997, p. 18-19
|