VENDBANIMI I VĖRTETĖ I NJERIUT:
AHIRETI
Shumė njerėz mendojnė se ėshtė e mundur qė tė jetohet njė jetė e pėrsosur nė kėtė botė. Duke u bazuar nė kėtė pikėpamje, jeta e kėnaqshme nė kėtė botė mund tė arrihet pėrmes pėrparimit material, qė sė bashku me pėrmbushjet e obligimeve nė shtėpi si dhe arritja e njė statuti tė lartė shoqėror nė pėrgjithėsi konsiderohen si gjėrat fondamentale tė njė jete tė pėrsosur.
Sidoqoftė sipas pikėpamjeve tė Kuranit, jeta e pėrsosur dmth, jeta pa asnjė problem nuk ėshtė e mundur nė kėtė botė. Kjo ėshtė ashtu sepse jeta nė kėtė botė ėshtė e dizajnuar nė atė mėnyrė qė tė jetė jo e pėrsosur.
Origjina e fjalės arabe pėr botėn dynja ka kuptim tė rėndėsishėm. Etimiologjikisht, rrjedh nga rrėnja e fjalės danji, qė dmth. i thjeshtė, inferior, i poshtėm dhe i pavlerė. Prandaj, fjala botė nė arabishte trashėgimish pėrmban kėto cilėsi.
Parėndėsia e kėsaj jete ėshtė theksuar shumė herė mė herėt nė kėtė libėr. Nė tė vėrtetė, tė gjithė faktorėt qė besohet se e bėjnė jetėn tė mrekullueshme pasuria, suksesi personal dhe afarist, martesa, fėmijėt etj, nuk janė gjė tjetėr vetėm mashtrime tė kota. Kėtė e tregon edhe ajeti vijues:
Ju njerėz dinie se jeta e kėsaj bote nuk ėshtė tjetėr vetėm se lojė, kalim kohe nė argėtim, stoli, krenari mes jush dhe pėrpjekje nė shtimin e pasurisė dhe tė fėmijėve, e qė ėshtė si shembull i njė shiu prej tė cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atė tė verdhė, mandej bėhet e thyer e llomitur, e nė botėn tjetėr ėshtė dėnimi i rėndė, por edhe falje mėkatesh dhe dhurim i kėnaqėsisė nga All-llahu; pra jeta e kėsaj bote nuk ėshtė tjetėr vetėm se pėrjetim mashtrues. (Hadid: 20)
Nė ajetin tjetėr, Allahu jep shpjegim pėr animin e njeriut mė shumė pėr kėtė botė se sa pėr ahiret:
Po ju i jepni pėrparėsi jetės sė kėsaj bote, e dihet se jeta e botės tjetėr ėshtė mė e dobishme dhe e pėrjetshme. (Ala: 16-17)
Problemet shfaqen vetėm pėr shkak se njerėzit e vlerėsojnė shumė lartė kėtė botė, nė vend se tė vlerėsojnė ahiretin. Ata janė tė kėnaqur me atė se ēfarė kanė nė kėtė botė. Qėndrim i tillė nuk do tė thotė asgjė tjetėr pėrpos largimit nga premtimi i Allahut dhe si rrjedhim nga e vėrteta pėr ekzistimin e Tij. Allahu thotė se pėrfundim i hidhur do ti pret ata:
Ata qė nuk presin takimin Tonė, qė janė tė kėnaqur me jetėn e dynjasė dhe kanė gjetur prehje nė tė, dhe ata qė janė indiferentė ndaj argumenteve tona. (Junus: 7)
Natyrisht, pa-pėrsosmėria e kėsaj jete nuk do tė thotė se nuk ka gjėra tė bukura nė tokė. Por kėtu nė tokė, ēfarė mendohet tė jetė e bukur, mahnitėse, e kėnaqshme dhe tėrheqėse qėndron shumė afėr me imperfektin, tė shėmtuarėn dhe tė ēalėn. Nė kėtė botė, e mira dhe e keqja janė tė pėrziera. Kjo nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm sikur pėrkujtues pėr xhennetin dhe xhehennemin. Nė tė vėrtetė, nėse vėshtrohet me njė mendje tė pastėr dhe tė arsyeshme, kėto fakte mund tė bėjnė qė njeriu tė kuptojė tė vėrtetėn e ahiretit. Sipas Allahut, jeta e cila menduar si e mira dhe e dobishme nė tė vėrtetė ėshtė jeta e ahiretit.
Allahu i urdhėron shėrbėtorėt e Tij besnikė qė tė bėjnė pėrpjekje serioze qė tė fitojnė xhennetin nė ajetin e mėposhtėm:
Dhe ngutuni (me punė qė meritoni) nė falje mėkatesh nga Zoti juaj dhe pėr nė njė Xhennet, gjerėsia e tė cilit ėshtė si gjerėsia e qiejve dhe e tokės, i pėrgatitur pėr tė devotshmit. (Ali Imran: 133)
Ata qė nxitojnė pėr nė Xhennet
Nė Kuran, besimtarėve u ėshtė dhėnė sihariq pėr shpėrblimin dhe kėnaqėsinė e amshueshme. Sidoqoftė, ajo qė zakonisht shpėrfillet ėshtė fakti qė lumturia dhe kėnaqėsia e amshueshme fillon derisa jemi ende nė kėtė botė. Kjo ėshtė pėr shkak se, edhe nė kėtė botė, besimtarėt nuk janė tė privuar nga pėrkrahja dhe dashamirėsia e Allahut.
Nė Kuran, Allahu thotė se besimtarėt e vėrtetė qė angazhohen nė vepra tė mira nė kėtė botė do tė gjejnė banesė tė mrekullueshme nė ahiret:
Kush bėn vepėr tė mirė, qoftė mashkull ose femėr, e duke qenė besimtar, Ne do t'i japim atij njė jetė tė mirė (nė kėtė botė), e (nė botėn tjetėr) do t'u japim shpėrblimin mė tė mirė pėr veprat e tyre. (Nahl: 97)
E si shpėrblim dhe burim i lumturisė, nė kėtė botė Allahu dhuron shumė tė mira si dhe mundėsi tė rralla pėr besimtarėt e Tij tė vėrtetė. Ky ėshtė ligj i pandryshueshėm i Allahut. Pasi pasuria, bukuria dhe madhėshtia janė karakteristikė themelore tė xhennetit, Allahu u jep pasuri besimtarėve tė Tij tė sinqertė edhe nė kėtė botė. Ky sigurisht ėshtė fillimi i jetės sė ndershme dhe tė qetė qė kurrė nuk do tė pėrfundojė.
Vendet e bukura dhe ornamentet e kėsaj bote nuk janė asgjė tjetėr pėrpos jehona imperfekte tė atyre nė xhennetin e vėrtetė. Ekzistenca e tyre bėn qė besimtarėt e vėrtetė tė mendojnė pėr parajsėn dhe tė ndjejnė njė dashuri edhe mė tė thellė pėr tė. Nga ana tjetėr, gjatė tėrė jetės sė tij, ėshtė shumė e mundur qė besimtari tė pėrjetojė shqetėsime serioze dhe pikėllim, por sidoqoftė besimtarėt e vėrtetė vendosin besimin nė Allahun dhe me durim kalojnė ēdo dhimbje dhe hidhėrim qė mund tiu bjerė. Bile, duke qenė tė vetėdijshėm se kjo ėshtė mėnyra se si tė fitohet kėnaqėsia e Allahut, dhe ky qėndrim bėn qė ata tė ndiejnė njė lehtėsi nė zemrat e tyre.
Besimtar ėshtė ai qė vazhdimisht ėshtė i vetėdijshėm pėr ekzistimin e Krijuesit tė tij. Ai i bindet urdhrave tė Allahut dhe ėshtė i kujdesshėm qė tė jetojė asi jete siē ėshtė pėrshkruar nė Kuran. Ai ka shpresė dhe besim real pėr jetėn e tij pas vdekjes. Pasi besimtari vė besimin e tij nė Krijuesin e tij, Allahu ia lehtėson zemrėn e tij nga tė gjitha mizoritė dhe vuajtjet.
Ēfarė ėshtė edhe mė e rėndėsishme, besimtari, nė ēdo moment, ndien udhėzimin dhe pėrkrahjen nga Krijuesi i tij. Kjo nė tė vėrtetė ėshtė gjendje e qetė shpirtėrore qė ėshtė si pasoj e dijės se Allahu ėshtė me tė ēdoherė kur falet, punon vepra tė mira, apo bėn diēka tė rėndėsishme apo tė parėndėsishme vetėm qė tė fitojė kėnaqėsinė e Allahut.
Kjo sigurisht ėshtė ndjenjė e sigurisė duke inspiruar zemrėn e besimtarit i cili kupton se ai ka pėrcjellės (engjėj) njė pas njė, para tij dhe prapa tij, qė me urdhrin e All-llahut e ruajnė atė." (Rrad:11) dhe kjo do tė jetė fitimtare nė luftėn e tij nė emėr tė Allahut, dhe ai do tė merr lajme tė mira pėr shpėrblimin e amshueshėm: xhennetin. Kėshtu, besimtarėt e vėrtetė kurrė nuk frikohen apo pikėllohen, sipas inspirimit nga Allahu tė dhėnė engjėjve Unė jam me ju, pra, inkurajoni ata qė besuan! (Enfal:12).
Besimtarė janė ata qė thonė Zoti ynė ėshtė All-llahu, pastaj nuk u luhatėn, atyre u zbresin melaiket (nė prag tė vdekjes dhe u thonė): "Mos u frikėsoni dhe mos u pikėlloni, keni myzhde Xhennetin qė ju premtohej!(Fussilat: 30). Besimtarėt janė tė vetėdijshėm se Krijuesi i tyre as qė obligon ndoken ēka nuk ka mundėsi (tė veprojė). (Araf: 42). Ata shumė mirė e dinė se Allahu ēdo send e ka krijuar me masė tė caktuar. (Kamer: 49). Nė kėtė mėnyrė, ata janė ata qė thonė: Thuaj: "Neve nuk na godet asgjė tjetėr, pėrveē ēka na ėshtė caktuar nga All-llahu; Ai ėshtė ndihmėtar yni".Prandaj, vetėm All-llahut le t'i mbėshteten besimtarėt. (Teube:51). Dhe thonė "neve na mjafton qė kemi All-llahu, Ai ėshtė mbrojtėsi mė i mirė!". (Ali Imran:173-174). Sidoqoftė, pasi bota ėshtė vend i sprovės pėr njeriun, besimtarėt gjithsesi duhet qė tė ballafaqohen me disa vėshtirėsi. Uria, etja, humbja e pasurisė, sėmundja, fatkeqėsitė etj, gjithashtu mund ti godasin nė ēdo kohė. Varfėria si dhe vuajtje tjera mund tu bien atyre. Nė Kuran pėrshkruhet lloji i sprovės nėpėr tė cilin mund tė qė kalojė besimtari:
Po ju menduat se do tė hyni nė Xhennet, pa u sprovuar edhe ju me shembullin e atyre qė ishin para jush, tė cilėt i patėn goditur skamjet e vuajtjet dhe qenė tronditur, sa qė i dėrguari thoshte, e me te edhe ata qė kishin besuar: "Kur do tė jetė ndihma e All-llahut?!" Ja (u erdhi ndihma) vėrtetė ndihma e All-llahut ėshtė afėr!" (Bekare: 214)
Natyrisht, fatkeqėsitė kurrė nuk e kanė ndryshuar respektin dhe frikėn e profetit dhe ashabėve tė tij qė kishin pėr Allahun. Kurrfarė ndryshimi nė qėndrimin e tyre kurrė nuk ka ndodhur kur ballafaqoheshin me hallet e tyre. Allahu, gjithashtu, u jep besimtarėve lajm tė gėzuar pėr pėrkrahjen e Tij nė ajetin: Me tė vėrtetė, ndihma e Allahut (gjithmonė) ėshtė afėr. Si rrjedhim, All-llahu do t'i shpėtojė me atė suksesin e tyre ata, qė kishin qenė tė ruajtur. Ata nuk do t'i kapė e keqja e as nuk do tė jenė tė shqetėsuar. (Zumer: 61)
Besimtarėt e dinė se kohėrat e vėshtira janė tė krijuara posaēėrisht dhe pėrgjegjėsi e tyre ėshtė qė tė reagojnė me durim dhe qėndrueshmėri nė to. Bile kėto janė mundėsi tė mėdha qė tė tregohet kėmbėngulja dhe pėrkushtimi ndaj Allahut dhe kėto janė mjete qė tė fitohet pjekuri personale. Nė kėtė mėnyrė, besimtari bėhet mė i lumtur, mė i emocionuar dhe mė shumė i angazhuar pas rasteve tė tilla.
Sidoqoftė, qėndrimi i jobesimtarėve ėshtė krejtėsisht tjetėr. Kohėrat e vėshtira i vejnė nė pikėllim. Ndryshe nga dhimbja fizike, jobesimtari gjithashtu vuan edhe nga shqetėsimi mental.
Frika, humbja e shpresės, pesimizmi, pikėllimi, brenga, shqetėsimi dhe trazimi janė disa nga tiparet karakteristike tė jobesimtarėve nė kėtė botė e qė janė vetėm version i zbehtė i dhimbjes reale qė ata do tė vuajnė nė botėn e mėpastajme. Allahu zemrėn e tij ia bėn shumė tė ngushtė sikur tė ngjitej nė qiell. Kėshtu All-llahu lėshon dėnimin mbi ata qė nuk besojnė. (Enam:125).
Nga ana tjetėr, ata qė janė besimtarė tė vėrtetė qė kėrkojnė falje dhe pendohen tek Allahu janė pranuesit e mirėdashjes dhe pėrkrahjes sė Allahut nė kėtė botė siē tregohet nė ajetin e ardhshėm:
E tė kėrkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai do tė ju mundėsojė pėrjetime tė mira (nė kėtė jetė) deri nė njė afat (tė caktuar) dhe ēdo punėmiri i jep shpėrblimin e merituar. Nė qoftė se refuzojnė (tė kėrkojnė falje), unė pra kam frikė pėr ju, dėnimin e ditės sė madhe. (Hud: 3)
Nė njė ajet tjetėr, jeta e besimtarėve pėrshkruhet kėshtu:
Atyre qė patėn frikė nga (dėnimi) All-llahu, u thuhet: "Ē'ėshtė ajo qė shpalli Zoti juaj?" Ata thoshin: "Shpalli ēdo tė mirė!" Ata qė bėnė vepra tė mira, edhe nė kėtė jetė kanė shpėrblim tė mirė, por shpėrblimi i tyre nė botėn tjetėr ėshtė shumė mė i mirė, e sa vend i mirė ėshtė ai i tė devotshmėve. (Nahl: 30)
Ahireti ėshtė sigurisht mė superiore dhe mė i mirė se kjo botė. Duke krahasuar me ahiretin, kjo botė ėshtė vetėm vend i poshtėr dhe krejtėsisht i pavlefshėm. Prandaj, nėse dikush dėshiron qė tė vendos njė cak pėr vete, ai cak do tė duhej tė jetė parajsa nė ahiret Ai gjithashtu duhet tė mbajė nė mend se ata qė synojnė parajsėn do tė kenė mirėdashje dhe pėrkrahje nga Krijuesi i tyre edhe nė kėtė botė. Por ata qė synojnė kėtė botė tė pabindur ndaj Allahut shpesh nuk fitojnė asgjė nga vlera e saj si dhe vendbanimin e jetės sė ardhshme tė tyre ėshtė ferri.
Xhenneti (parajsa)
Allahu u premton parajsėn atyre qė i afrohen pranisė sė Tij si besimtarė. Sigurisht, Allahu do ta mbajė premtimin. Njerėzit qė e kanė besimin e sigurt, e dinė se Krijuesi i tyre do ta mbajė premtimin dhe se ata do tė pranohen nė parajsė pasi kanė qenė besimtarė tė vėrtetė nė kėtė botė:
Ato janė Xhennetet e Adnit. qė Mėshiruesi u pat premtuar robve tė vet, pa i parė ata (i besuan pa i parė), e premtimi i Tij ėshtė i kryer. (Mejrem: 61)
Ēasti i hyrjes nė parajsė ėshtė momenti mė i rėndėsishėm pėr ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira. Gjatė tėrė jetės sė tyre, ata janė pėrpjekur pėr kėtė gjė, janė lutur dhe kanė bėrė veprat e duhura qė ta fitojnė. Nė prani tė Allahut, ėshtė vendi mė i mirė pėr tė qėndruar dhe vend i vėrtetė qė tė fitohet: parajsa; vend i pėrgatitur enkas pėr besimtarėt. Allahu e pėrshkruan kėtė ēast tė papėrsėritshėm nė ajetin e ardhshėm:
Pėrfundimi i mirė ėshtė Xhennete tė Adnit (vende tė pėrjetshme) ku do tė hyjnė ata, edhe prindėrit, gratė dhe fėmijėt e tyre tė cilėt kanė qenė vepėrmirė ata do t'i vizitojnė engjėjt duke hyrė nė secilėn derė. (u thonė) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetėt shpėtimin; sa pėrfundim i lavdishėm ėshtė ky vend. (Rad: 23-24)
Bukuria e Parajsės
Shembulli (atributi) i xhennetit qė u ėshtė premtuar tė devotshmėve ėshtė: qė nėn (pallatet) tė rrjedhin lumenj, qė ushqimi nė tė dhe hija nė tė ėshtė e pėrhershme. Ai ėshtė pėrjetim i lumtur i atyre qė ishin tė ruajtur, e pėrfundimi i jobesimtarėve ėshtė zjarri. (Rad: 35)
Njė pamje e mrekullueshme e liqeve, lumenjve dhe njė gjelbėrim pėr bukuri ėshtė njė lloj parajse e imagjinuar nga njeriu i zakonshėm. Mirėpo ky pėrfytyrim i parajsės duhet sqaruar pasi nuk shpreh saktėsisht pikėvėshtrimin kuranor. Ėshtė mė se e vėrtetė se parajsa ka bukuri domethėnėse; por ambient aq tė kėndshėm vetėm pėrshkruan aspektin e saj estetik dhe tėrheqės. Pėr kėtė shkak nė Kuran pėrmenden shtėpi tė mahnitshme, kopshte tė bukura dhe lumenj tė pasur. Mirėpo tė kufizuarit e parajsės nė njė madhėsi fizike do tė del se ėshtė paraqitur nė mėnyrė joadekuate ndaj realitetit.
Bukuria dhe madhėshtia e parajsės janė pėrtej imagjinatės sė njeriut. Fjalėt nė Kuran (tė mira) plot degė me gjethe e pemė. (Rrahman: 48) me tė vėrtetė ilustron njė pamje tė gjallė tė natyrės sė vėrtetė tė parajsės. Ēfarė mendohet pėr tė mirat janė gjėrat tė krijuara posaēėrisht nga Allahu i Gjithėdijshmi. Kėto tė mira mund tė jenė shpėrblime apo gjėra qė njeriut i japin aq kėnaqėsi sa qė qenia njerėzore nuk ka paramenduar ndonjėherė. Premtimi i Allahut ata kanė te Zoti i tyre ēka tė dėshirojnė; e kjo ėshtė ajo dhuntia e madhe. (Shura:22) e thekson se si e mirė e Allahut, imagjinata e besimtarėve do tė formojė njė parajsė sipas dėshirave dhe shijeve tė veta.
Banesa e pėrhershme e besimtarėve
Besimtarėve dhe besimtareve All-llahu u premtoi xhennete nėn tė cilėt rrjedhin lumenj, nė tė do tė jenė pėrgjithmonė, dhe (u premtoi) vendbanime tė bukura nė xhennetin e Adnit, edhe njė disponim nga All-llahu qė ėshtė mbi tė gjitha. Ky, pra ėshtė ai shpėtimi i madh. (Teube: 72)
Nė kėtė botė, besimtarėt jetojnė nė shtėpitė (xhamitė) qė All-llahu lejoi tė ngritėn, e qė nė to tė pėrmendet emri i Tij (Nur: 36) Me urdhrin e Allahut, kėto banesa mbahen pastėr dhe me pėrkujdesje tė veēantė.
Nė mėnyrė tė njėjtė janė edhe banesat nė parajsė; ato janė tė vendosura aty ku Allahu madhėrohet dhe emri i Tij gjithmonė mbahet nė mend.
Gjithashtu edhe vila tė mėdha nė vende tė bukura, banesat e besimtarėve nė kėtė botė mund tė jenė punime nga dizajni dhe arkitektura e fundit moderne, tė ndėrtuara nė qytete tė bukura.
Banesat nė parajsė qė pėrshkruhen nė Kuran, zakonisht gjenden pranė bukurive natyrore:
Ndėrkaq, ata qė u ruajtėn pėr hir tė Zotit tė tyre, pėr ta do tė ketė dhoma tė ndėrtuara njėra mbi tjetrėn, nėn tė cilat rrjedhin lumenjtė (e tė mirave) . Premtimi i All-llahut, e All-llahu nuk e thyen premtimin. (Zumer: 20)
Janė nė shtretėr tė qėndisur me ar. Tė mbėshtetur nė to pėrballė njėri-tjetrit. (Wakia: 15-16)
Ata janė tė mbėshtetur nė kolltukė tė renditur (dhe praruar me ar dhe gurė tė ēmueshėm) dhe Ne u shoqėruam atyre hyri symėdha. (Tur: 20)
Siē sugjerojnė edhe ajetet, kolltukėt janė simbol i dinjitetit, madhėshtisė dhe pasurisė. Allahu do qė shėrbėtorėt e vet ti vendosė nė banesa tė shkėlqyera nė parajsė. Nė ambient aq tė mrekullueshėm, besimtarėt vazhdimisht pėrmendin Allahun dhe pėrsėrisin fjalėn e Tij:
Xhennetet e Adnit janė qė do tė hyjnė nė to, aty do tė stolisen me byzylyk nga ari e margaritari, e petkat e tyre janė tė mėndafshta. E ata thonė: "Falėnderuar qoftė All-llahu qė largoi prej nesh brengat; vėrtet, Zoti ynė ėshtė qė falė shumė dhe ėshtė bamirės. I cili nga mirėsia e Tij na vendosi nė vendin e pėrjetshėm, ku nuk do tė na prekė ndonjė mundim fizik dhe ku nuk na prek ndonjė molisje. (Fatir: 33-35)
Materiali bazė i parajsės ėshtė punė me shumė hijeshi dhe me bukuri tė shquar. Kėto janė tė gjitha shėmbėllimet e inteligjencės pėrfundimtare dhe artit tė Allahut. P.sh., kolltukėt janė tė praruara me ar dhe me gurė tė ēmuar. Kolltukėt nuk janė tė zakonshėm por janė madhėshtorė. Rrobat janė nga mėndafshi dhe materiali i ēmueshėm. Bile, stolitė e argjendit dhe tė arit do tė jenė tė dorės sė dytė nė krahasim me veshjen e ēmuar. Nė Kuran, Allahu jep shumė detaje nė lidhje me parajsėn, megjithėse nga kėto pėrshkrime ėshtė e qartė se ēdo besimtar do tė kėnaqet nė kopsht tė punuar sipas imagjinatės sė vet. Padyshim, Allahu do tė dhurojė shumė gjėra tjera mahnitėse pėr shėrbėtorėt e Vet tė dashur.
Kopsht pėrtej imagjinatės
Atyre u shėrbejnė me enė e gastare nga ari, aty do tė kenė ēka t'u dėshirojnė shpirti dhe t'u kėnaqet syri. Ju do tė jeni aty pėrgjithmonė. (Zuhruf: 71)
Nga pėrshkrimet dhe ilustrimet qė janė nė Kuran, mund tė krijohet njė pasqyrė e pėrgjithshme e tė kuptuarit se si duket parajsa. Nė ajetin: Saherė qė u jepet ndonjė ushqim nga frutat e tij, ata thonė: "Ky ėshtė qė me te u ushqyem edhe mė parė (Bekare: 25) Allahu thotė se tė mirat nė parajsė do tė jenė krejtėsisht tė ngjashme si nė kėtė botė. Nė pajtim me pėrshkrimin e ajetit Dhe do t'i shtie nė Xhennetin, tė cilin ua ka bėrė tė njohur atyre. (Muhammed: 6), kėshtu qė ne mund tė arrijmė nė pėrfundim se Allahu do tu lejojė besimtarėve tė banojnė nė xhennet pėr tė cilėn kanė qenė tė njoftuar mė parė.
Sidoqoftė, ēdo informatė qė mund tė mbledhim pėr parajsėn nė kėtė botė duhet patjetėr tė jetė joadekuate; pasi ajo mund tė jep vetėm disa tė dhėna tė pėrafėrta pėr tė pasqyruar pamjen e pėrgjithshme. Shembulli i Xhennetit, i cili u ėshtė premtuar atyre qė janė ruajtur (tė devotshėm) nė tė cilin ka lumenj me ujė pėr pije, lumenj nga qumėshti me shije tė paprishur, lumenj nga vera e shijshme pėr njerėz, lumenj nga mjalti i kulluar. (Muhammed: 15). Ky ajet na e bėn tė qartė se parajsa ėshtė njė vend pėrtej imagjinatės sonė. Nė shpirtin e njeriut, ky ajet na e bėn tė mendojmė se ėshtė njė vend me pamje tė papritur.
Nga ana tjetėr, Allahu e pėrshkruan parajsėn si njė zbavitje apo festė:
Por ata qė ia patėn frikėn Zotit tė tyre, ata i kanė xhennetet nėpėr tė cilat rrjedhin lumenj dhe aty janė pėrgjithmonė. Ajo ėshtė pritje nga ana e All-llahut, e pėr tė mirėt mė e dobishmja ėshtė ajo qė ėshtė tek All-llahu. (Ali-Imran: 198)
Nė kėtė ajet, Allahu paraqet parajsėn si njė vend tė kėnaqėsisė dhe zbavitjes. Fundi i kėsaj jete, kėnaqėsia e tė kaluarit tė sprovės dhe fitimi i vendeve mė tė mira nė tė cilat do tė banohen pėrgjithmonė, janė sigurisht ēėshtje pėr besimtarėt qė tė gėzohen. Festimi do tė jetė i mrekullueshėm: qė nuk i pėrngjanė asnjė feste nė kėtė botė. Ėshtė e sigurt se do tė bėhet njė festim ndryshe prej traditės dhe zakoneve tė njohura pėr ne nga popujt e mėparshėm dhe ata tė sotėm.
Nė jetėn e amshuar, fakti qė besimtarėt do tė shijojnė kėnaqėsi tė ndryshme dhe tė pashtershme na sjell nė mend njė karakteristikė tė rėndėsishme tė besimtarėve nė parajsė: kurrė nuk do tė ndjejnė lodhje. Nė Kuran kjo ndjenjė pėrshkruhet me fjalė e thėna nga besimtarėt:
...I cili nga mirėsia e Tij na vendosi nė vendin e pėrjetshėm, ku nuk do tė na prekė ndonjė mundim fizik dhe ku nuk na prek ndonjė molisje. (Fatir: 35)
Padyshim, atje besimtarėt nuk do tė lėngojnė nga lodhja mendore. Pėrndryshe nga parajsa ku ata aty nuk i godet kurrfarė lodhje (Hixhr: 48), njeriu nė kėtė botė ndien lodhje pasi trupi i tij nuk ėshtė krijuar i fortė. Kur dikush ndihet i lodhur, ėshtė vėshtirė qė tė koncentrohet dhe tė marrė vendime racionale. Pėr shkak tė lodhjes, perceptimet ndryshohen. Sidoqoftė, gjendja e tillė shpirtėrore nuk ekziston nė parajsė. Tė gjitha shqisat mbeten tė mprehta duke i perceptuar krijimet e Allahut nė mėnyrėn mė tė mirė. Besimtarėt janė plotėsisht tė liruar nga ēdo ndjenjė e lodhjes, prandaj, ata i shijojnė dhuratat e Allahut pa pengesa. Kėnaqėsia dhe argėtimi janė tė pakufishme dhe tė amshueshme.
Nė njė ambient ku lodhja dhe mėrzia nuk ekzistojnė, Allahu shpėrblen besimtarėt me krijimin e ēfarėdo qė ata dėshirojnė. Nė tė vėrtetė, Allahu u jep lajme tė mira se ai do tė krijon mė shumė se ata mund tė marrin me mend: Ata aty kanė ēka tė dėshirojnė, e te Ne ka edhe mė shumė.(Kaf: 35).
Duhet pasur nė mendje se njėra ndėr dhuratat e parajsės ėshtė se ata i shpėtoi (All-llahu) prej vuajtjeve tė Xhehennemit. (Duhan: 56) dhe ata nuk nuk do tė dėgjojnė as zhurmėn e tij (tė Ferrit). (Enbia: 102)
Ēfarėdo qė dėshirojnė, nga ana tjetėr, besimtarėt do tė kenė mundėsinė qė tė shohin dhe tė flasin me njerėzit nė ferr. Ata janė falėnderues edhe pėr kėtė kėnaqėsi:
(Kėta) Thonė: "ne edhe kur ishim nė familjet tona, ishim ata qė frikėsoheshim. E All-llahu na dhuroi tė mira dhe na ruajti prej dėnimit tė erės (flakės) sė nxehtė tė zjarrit. Ne mė parė ishim ndėr ata qė lutėm Atė, e Ai ėshtė bamirės, mėshirues". (Tur: 26-28)
Parajsa pėrshkruhet nė Kuran si vijon: Dhe kur tė shikosh aty, sheh begati tė mėdha e zotėrim (pronė, pasuri) tė madh. (Insan: 20) Kėtu, sytė shijojnė dhe kėnaqėn nga perspektiva tjetėr, nė dimensione tjera. Ēdo skaj dhe pikė ėshtė stolisur me ornamente tė ēmuara. Kjo madhėshti ėshtė vetėm pėr besimtarėt qė Allahu i ka mėshiruar me mėshirėn e Tij dhe tė cilėve u ka dhuruar Kopshtin e Tij. Ne kemi hequr prej zemrave tė tyre ēfarėdo urrejtje, e ata nė mbėshtetėse qėndrojnė ballė pėr ballė njėri-tjetrit duke qenė tė vėllazėruar (Hixhr: 47) Aty do tė jenė pėrgjithmonė, e nuk kėrkojnė tė largohen nga ai (ose t'u ndryshohet). (Kehf: 108)
Dhurata mė e ēmuar e Allahut: Vullneti i Tij i Mirė
Besimtarėve dhe besimtareve All-llahu u premtoi xhennete nėn tė cilėt rrjedhin lumenj, nė to do tė jenė pėrgjithmonė, dhe (u premtoi) vendbanime tė bukura nė xhennetin e Adnit, edhe njė disponim nga All-llahu qė ėshtė mbi tė gjitha. Ky, pra ėshtė ai shpėtimi i madh. (Teube: 72)
Nė faqet paraprijėse, i pėrmendėm dhuratat e ēmuara qė Allahu i dhuron njeriut nė parajsė. Ėshtė evidente se parajsa ėshtė vend qė i pėrmban tė gjitha kėnaqėsitė qė njeriu mund tė pėrjetojė me pesė shqisat e tij. Mirėpo, cilėsia superiore e parajsės ėshtė vullneti i mirė i Allahut. Pėr besimtarėt, fitimi i kėnaqėsisė sė Allahut bėhet burim i madh i kėnaqėsisė dhe paqes nė ahiret. Bile, duke parė dhuratat e Allahut dhe duke qenė falėnderues ndaj Allahut pėr bujarinė e Tij i bėn ata tė ndjehen tė lumtur. Nė Kuran, besimtarėt nė parajsė pėrshkruhen si nė vijim:
...All-llahu ėshtė i kėnaqur me ta dhe ata janė tė kėnaqur ndaj Tij. Ky ėshtė shpėtim i madh. (Maide: 119)
Tė mirat e parajsės aq tė vlefshme i bėn kėnaqėsia e Allahut. Tė mirat e njėjta mund tė ekzistojnė edhe nė kėtė botė, por kėnaqėsia e Allahut nuk ėshtė e pėrfshirė kėtu, besimtarėt nuk mund tė shijojnė kėto tė mira. Kjo ėshtė ēėshtje shumė e rėndėsishme me tė cilėn njerėzit duhet ta vrasin mendjen. Ajo qė nė tė vėrtetė i bėn kėto tė mira tė ēmuara ėshtė diēka pėrtej kėnaqėsisė qė jep. Ajo qė me tė vėrtetė ėshtė e rėndėsishme, ėshtė fakti se Allahu e ka dhuruar atė tė mirė.
Besimtari qė ka pėrfitim nga e mira e tillė dhe ėshtė falėnderues ndaj Krijuesit tė tij e nxjerr kėnaqėsinė kryesore tė tij duke e ditur se kjo ėshtė bujari e Allahut. Kėnaqėsia mund tė gjendet vetėm nga fakti se Allahu e mbron atė, e donė dhe se Krijuesi i Tij e mbulon me Mėshirėn e Tij. Prandaj, zemra e njeriut pranon vetėm kėnaqėsinė nga parajsa. Ai ėshtė krijuar qė tė jetė shėrbėtor i Allahut dhe prandaj ai pranon vetėm kėnaqėsitė nga bujaria e Tij.
Pėr kėtė shkak Parajsa nė tokė- si utopi e jobesimtarėve- kurrė nuk mund tė ekzistojė nė kėtė botė. Edhe nėse ēdo gjė qė ekziston nė parajsė tė mblidhej dhe tė vendosej nė kėtė botė, prapė do tė ishte e pakuptimtė pa kėnaqėsinė e Allahut.
Shkurtimisht, parajsa ėshtė dhuratė e Allahut pėr shėrbėtorėt e Tij tė sinqertė dhe pėr kėtė arsye kjo ėshtė e rėndėsishme pėr ta. Pasi ... ata janė rob tė ndershėm! (Enbia: 26)ata e arrijnė kėnaqėsinė dhe lumturinė a amshuar. Fjalėt e besimtarėve nė parajsė janė i lartėsuar ėshtė emri i Zotit tėnd, tė madhėruar e tė nderuar! (Rrahman: 78)
Ferri
Vendi, ku jobesimtarėt do tė mbesin pėrgjithmonė ėshtė krijuar posaēėrisht qė tu shkaktojė dhimbje nė trupin dhe shpirtin e njeriut. Kjo ėshtė kėshtu vetėm pėr shkak se jobesimtarėt janė fajtorė pėr njė gabim tė madh dhe drejtėsia e Allahut bie si dėnim mbi ta.
Duke qenė jo-falėnderues dhe pėrbuzės ndaj Krijuesit, Atij qė i jep njeriut shpirt, ėshtė ndėr veprat mė tė liga qė mund tė bėhen nė tėrė gjithėsinė. Prandaj, nė ahiret do tė ketė dėnim tė hidhur pėr kėtė gabim tė tmerrshėm. Pėr kėtė qėllim shėrben ferri. Njeriu ėshtė krijuar qė tė jetė shėrbėtor i Allahut. Nėse ai e mohon qėllimin kryesor tė krijimit tė tij, atėherė ai do tė merr atė qė e meriton. Allahu pėr kėtė thotė nė ajetin vijues:
.... e ata qė nga mendjemadhėsia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do tė hyjnė tė nėnēmuar nė Xhehennem". (Gafir: 60)
Pasi shumica e njerėzve do tė dėrgohen nė xhehennem edhe dėnimi ėshtė i pėrhershėm dhe i amshueshėm, atėherė qėllimi kryesor, synimi themelor i njerėzimit ėshtė qė ti ikin xhehennemit. Kėrcėnimi mė i madh ndaj njeriut ėshtė xhehennemi dhe nuk ka asgjė tjetėr mė tė rėndėsishme sesa shpėtimi i shpirtit nga xhehennemi.
Pavarėsisht nga kjo, gati tė gjithė njerėzit jetojnė nė njė gjendje tė pavetėdijshme. Ata preokupohen me problemet e pėrditshme. Ata punojnė me muaj, vite, bile me dekada pėr ēėshtje tė parėndėsishme duke mos menduar kurrė pėr kėrcėnimin mė tė madh qė u kanoset, rreziku mė kėrcėnues ndaj ekzistencės sė tyre tė amshueshme. Xhehennemi ėshtė shumė afėr tyre; e ata ende janė tė verbėr qė tė shohin atė:
Njerėzve u ėshtė afruar koha e llogarisė sė tyre, e ata tė hutuar nė pakujdesi nuk pėrgatiten fare pėr tė. Atyre nuk u vjen asnjė kėshillė e re (nė Kur'an) nga Zoti i tyre, e qė ata tė mos tallen me tė duke e dėgjuar. Tė shmangura nga e vėrteta janė zemrat e tyre. (Enbia: 1-3)
Njerėzit e tillė angazhohen nė punė tė kota. Ata e kalojnė tėrė jetėn duke vrapuar pas qėllimeve imagjinare. Mė sė shumti caqet e tyre janė ngritja nė pozitė nė vendin e punės, martesa, posedimi i njė familjeje tė lumtur, fitimi i madh i tė hollave apo pėrkrahja e ndonjė ideologjie tė padobishme. Duke i bėrė kėto gjėra, kėta njerėz janė tė pavetėdijshėm pėr kėrcėnimi e madh qė iu kanoset. Pėr kėta njerėz xhehennemi ėshtė njė vend i imagjinuar.
Nė tė vėrtetė, xhehennemi ėshtė mė real se kjo bota. Pas njė kohe bota do tė pushojė sė ekzistuari, ndėrsa xhehennemi do tė mbes pėrgjithmonė. Allahu, Krijuesi i gjithėsisė e botės dhe i tė gjithė baraspeshave delikate nė natyre, njėsoj e ka krijuar ahiretin, parajsėn dhe ferrin. Dėnim i hidhur iu ėshtė premtuar tė gjithė jobesimtarėve dhe hipokritėve:
Por, mjaft ėshtė pėr ta Xhehennemi nė tė cilin hidhen. Sa vend i shėmtuar ėshtė ai. (Muxhadele: 8)
Xhehennemi, vend mė i shėmtuar qė mund tė imagjinohet, ėshtė burim i mundimeve tė dukshme. Ky mundim dhe dhimbje nuk ėshtė e ngjashėm me ndonjėrėn nga dhimbjet e kėsaj bote. Ėshtė mė intensive se ēdo dhimbje apo mizori qė dikush ka mundur ndonjėherė tė pėrjetojė nė kėtė botė. Sigurisht ėshtė punė e Allahut, i Lartė nė Menēuri.
E vėrteta e dytė pėr xhehennemin ėshtė se, pėr ēdokėnd, kjo torturė ėshtė e pėrjetshme dhe e amshueshme. Shumica e njerėzve nė kėtė shoqėri injorante kanė zakonisht ide tė gabuar lidhur me xhehennemin: ata mendojnė se ata do tė vuajnė dėnimin e tyre nė xhehennem pėr njė kohė tė caktuar e pastaj do tė falen. Ky ėshtė vetėm mendim nga dėshira e tyre. Kjo bindje ėshtė e pėrhapur veēanėrisht tek ata qė e konsiderojnė veten besimtar por qė nuk i kryejnė detyrimet e veta ndaj Allahut. Ata mendojnė se mund tė kėnaqen me kėnaqėsitė e kėsaj bote sa tė donė. Sipas besimit tė njėjtė, ata do tė fitojnė xhennetin pas dėnimit tė marrė nė xhehennem pėr njė kohė. Mirėpo, fundi qė i pret ata ėshtė mė i dhembshėm sesa ata mendojnė. Xhehennemi sigurisht ėshtė vend i torturės sė pėrjetshme. Nė Kuran, shpesh ėshtė theksuar se dėnimi pėr jobesimtarėt ėshtė i vazhdueshėm dhe i pėrjetshėm. Ajeti nė vazhdim e sqaron kėtė fakt: Aty do tė mbesin pėr tėrė kohėn (pa mbarim). (Nebe: 23)
Duke qenė jo-falėnderues dhe mohues ndaj Krijuesit i cili ju pajisi me (shqisa pėr) tė dėgjuar, me tė parė dhe me zemėr, ashtu qė tė jeni falėnderues. (Nahl: 78) me tė vėrtetė e meritojnė dėnimin e pėrjetshėm. Arsyetimet qė dikush i paraqet nuk do ta shpėtojnė nga xhehennemi. Vendimi i dhėnė pėr ata qė shfaqin indiferencė apo edhe mė keq, armiqėsi ndaj religjionit tė Krijuesit tė Vet ėshtė i padyshimtė dhe i pandryshueshėm. Nė botė, ata ishin arrogantė dhe nuk iu kanė nėnshtruar Allahut tė Plotfuqishėm. Ata ishin gjithashtu edhe armiq tė pėrbetuar tė besimtarėve. Nė ditėn e gjykimit do tė dėgjojnė kėtė:
Andaj, hyni nė dyert e xhehennemit, aty do tė jeni pėrjetė: sa vend i keq ėshtė ai i kryelartėve!" (Nahl: 29)
Karakteristika mė trishtuese e xhehennemit ėshtė natyra e pėrjetshme e tij. Nėse hyrėt njėherė nė xhehennem, nuk ka mė kthim prapa. Realiteti i vetėm ėshtė xhehennemi me shumė lloje tė torturimeve. Tė ballafaquarit me torturė tė tillė tė pėrjetshme, njeriu bie nė njė gjendje tė pashpresė. Ai nuk ka shpresa mė. Kjo gjendje ėshtė e pėrshkruar nė kėtė mėnyrė nė Kuran:
E ata qė nuk respektuan All-llahun, skutė e tyre ėshtė zjarri. Sa herė qė tė tentojnė tė dalin nga ai, kthehen nė tė dhe atyre u thuhet: "Shijoni dėnimin e zjarrit qė ju e konsideronit rrenė. (Sexhde: 20)
Vuajtjet nė Xhehennem
Ndėrsa ata qė nuk i besuan argumentet Tona, ata janė tė tė majtės. Kundėr tyre ėshtė zjarri i mbyllur. (Beled: 19-20)
Nė ditėn e gjykimit, aty do tė jenė me miliarda njerėz, por kjo turmė e madhe nuk do tu jap jobesimtarėve njė mundėsi qė tė ikin nga gjykimi. Pas gjykimit tė jobesimtarėve nė prani tė Allahut, ata do tė jenė tė etiketuar si njerėzit e dorės sė majtė. Kjo ėshtė koha kur ata do tė dėrgohen nė xhehennem. Prej kėtu e mė tutje ata do tė kuptojnė se xhehennemi do tė jetė vendbanimi i tyre i pėrhershėm. Ata qė dėrgohen nė xhehennem do tė vijnė me njė dėshmitar dhe njė vozitės:
Dhe i fryhet surit, e ajo ėshtė dita e premtuar (pėr dėnim). E do tė vijė secili njeri bashkė me tė dhe grahėsi edhe dėshmitari. (I thuhet) Ti ishe nė njė huti nga kjo (ditė) e Ne ta tėrhoqėm perden tėnde dhe tash ti sheh shumė mprehtė. E shoku (pėrcjellėsi) i tij do tė thotė: "Kjo qė ėshtė te unė (regjistri i veprave) ėshtė gati. Ju tė dy (engjėjt) hidhini nė Xhehennem secilin mohues kryeneē. Secilin pengues tė veprave, mizor e tė dyshimtė nė fe. I cili All-llahut i shoqėroi Zot tjetėr, pra hidhini atė nė vuajtjet mė tė rėnda". (Kaf: 20-26)
Jobesimtarėt do tė dėrgohen nė kėtė vend tė tmerrshėm nė grupe. Sidoqoftė, rrugės pėr nė xhehennem, frika nga ai ėshtė frymėzuar nė zemrat e jobesimtarėve. Zėri i tmerrshėm dhe zhurma e zjarrit dėgjohet edhe nga largėsia:
Kur tė hidhen nė tė, ata do t'ia dėgjojnė atij ushtimėn e ai vlon. Nga zemėrimi, ai gati copėtohet. (Mulk: 7-8)
Nga ajetet, ėshtė e qartė se kur ata ringjallen, tė gjithė jobesimtarėt do tė kuptojnė se ēfarė do tu ndodhė. Ata mbesin vetėm; pa miq, tė afėrm apo pėrkrahės qė tiu ndihmojnė. Jobesimtarėt nuk do tė kenė fuqi mė qė tė sillen me arrogancė dhe do tė humbin vetėbesimin. Ata do tė shikojnė me bisht tė syrit. Njėri nga ajetet e pėrshkruan kėtė moment:
Do t'i shohėsh ata duke iu afruar atij (zjarrit) tė frikėsuar nga nėnshtrimi, se si e shikojnė me bisht tė syrit tinėzisht (me njė shikim tė vjedhur). Ata qė besuan do tė thonė: "Vėrtet, tė humbur nė ditėn e kiametit janė ata qė e humbėn vetveten dhe familjen e vet!" Ta dini pra, se mizorėt janė nė dėnim tė pėrjetshėm. (Shura: 45)
Xhehennemi ėshtė pėrplot me urrejtje. Uria e tij pėr jobesimtarėt kurrė nuk mund tė shuhet. Pavarėsisht nga numri i madh i jobesimtarėve, ai ende lyp shumė e mė shumė:
(Pėrkujto) Ditėn kur Ne Xhehennemit i themi: "A je mbushur?" E, ai thotė: "A ka ende?" (Kaf: 30)
Allahu e pėrshkruan Xhehennemin nė Kuran si nė vijim:
E Unė atė do ta hedhė nė Sekar! E, ku e di ti se ēka ėshtė Sekar? Ai nuk lė send tė mbetet pa e djegur. Ai ėshtė qė ua prish dhe ua nxin lėkurat. (Mudeththir: 26-29)
Jeta e pafundme pas dyerve tė kyēura
Sa tė arrijnė nė xhehennem, jobesimtarėt do tė ngujohen nė tė. Kėtu, ata do tė shohin pamjet mė tė tmerrshme. Ata menjėherė e kuptojnė se ata do ti prezantohen xhehennemit, nė vendin ku do tė qėndrojnė gjithmonė. Dyert e mbyllura tregojnė se aty nuk do tė ketė shpėtim. Allahu e shpjegon gjendjen e jobesimtarėve si vijon:
Ndėrsa ata qė nuk i besuan argumentet Tona, ata janė tė tė majtės. Kundėr tyre ėshtė zjarri i mbyllur. (Beled: 19-20)
Tortura nė Kuran pėrshkruhet si dėnim i madh (Ali-Imran: 176), ndėshkimi i rreptė (Ali-Imran: 4) dhe ndėshkim i dhembshėm e pikėllues (Ali-Imran: 21). Pėrshkrimi i tij ėshtė i pamjaftueshėm pėr kuptimin e plotė tė dėnimit nė xhehennem. Paaftėsia e rezistimit edhe djegieve tė vogla nė kėtė botė, njeriu nuk mund tė merr me mend se mund tė jetė i ekspozuar zjarrit pėrgjithmonė. Bile, dhembja qė jep zjarri nė kėtė botė nuk mund tė krahasohet me rreptėsinė e dėnimit nė xhehennem. Asnjė dhembje nuk mund tė jetė i ngjashėm me atė tė xhehennemit:
Atė ditė askush nuk mund tė dėnojė sikur Ai. Dhe askush si Ai nuk mund tė lidhė me pranga. (Fexhr: 25-26)
Nė xhehennem ka jetė. Por ėshtė njė jetė ku ēdo moment ėshtė i mbushur me torturė dhe vuajtje. Ekziston ēdo lloj torture fizike, mentale apo psikike, lloje tė ndryshme tė torturės si dhe turp i madh nė atė botė. Tė krahasohet me ndonjė vuajtje nė kėtė botė ėshtė e pamundur.
Njerėzit nė xhehennem i pėrjetojnė dhembjet nėpėrmjet tė pesė shqisave. Sytė e tyre do tė shohin pamje tė tmerrshme dhe tė neveritshme; veshėt e tyre do tė dėgjojnė ēirrjet, dėnesat dhe ulėrimat mė tė frikshme; hundėt e tyre do tė mbushen me erėra djegėse dhe tė pakėndshme; gjuhėt e tyre do tė shijojnė shijet mė tė padurueshme dhe mė tė ndyra. Ata do ta pėrjetojnė xhehennemin thellė nė qelizat e tyre; kjo ėshtė dhembja mė e hidhur dhe mė tėrbuese qė vėshtirė mund tė merret me mend nė kėtė botė. Lėkura e tyre, organet e tyre tė brendshme dhe i tėrė trupi do tė jenė tė torturuara dhe do tė pėrpėliten nė dhembje.
Njerėzit e xhehennemit janė tė qėndrueshėm ndaj dhembjes dhe kurrė nuk vdesin. Kėshtu qė, kurrė nuk do tė mund tė shpėtojnė veten nga tortura. Nė Kuran, kjo dhembje pėrshkruhet kėshtu: ...Sa tė durueshėm qenkan ata ndaj zjarrit! (Bekare: 175). Lėkurat e tyre rigjenerohen pas djegies; dhe tortura e njėjtė vazhdon pėrgjithmonė; intensiteti i mundimit kurrė nuk zvogėlohet. Prapė, Allahu thotė nė Kuran: hyni nė tė! Pėr juve ėshtė njėsoj, bėtė durim ose nuk bėtė. (Tur: 16)
Sikurse dhembjet fizike, ashtu edhe ato mentale janė tė ashpra nė xhehennem. Njerėzit nė xhehennem pendohen shumė, dhe bien nė gjendje tė pashpresė, pikėllohen dhe kalojnė kohė tė gjatė nė dėshpėrim. Ēdo kėnd, ēdo vend nė xhehennem ėshtė i punuar pėr tė shkaktuar vuajtje mentale. Vuajtja ėshtė e pėrjetshme; edhe nėse do tė pėrfundonte pas miliona e miliarda vjetėve, edhe mundėsie kaq e gjatė do tė mund tė shpresohej dhe tė mbetet arsye e fortė pėr lumturi dhe gėzim. Por, torturat e pėrjetshme bėn qė tė shkaktoj njė lloj gjendje tė pashpresė e qė nuk mund tė krahasohet me asnjė ndjenjė tjetėr tė njohur nė kėtė botė.
Sipas pėrshkrimeve nė Kuran, xhehennemi ėshtė njė vend ku pėrjetohet dhembja e skajshme: aroma tė neveritshme; ėshtė i ngushtė, i zhurmshėm, me tym dhe i zymtė, qė bėn qė tia fus njeriut nė shpirt ndjenjat e pasigurisė; zjarr qė ndizet thellė nė zemra; ushqim dhe pije tė ndyra; veshje nga zjarri dhe katran i lėngtė.
Kėto janė karakteristikat themelore tė xhehennemit. Mirėpo, nė kėtė ambient tė tmerrshėm jetohet. Njerėzit e xhehennemit kanė shqisa tė mprehta. Ata dėgjojnė, flasin dhe grinden, dhe pėrpiqen qė tė dalin nga aty. Ata digjen nė zjarr, eten dhe uriten si dhe pendohen. Ata torturohen me ndjenjėn e fajėsisė. Ēfarė ėshtė mė e rėndėsishmja, ata dėshirojnė qė tė lehtėsohet dhembja.
Njerėzit e xhehennemit nė kėtė ambient tė ndytė dhe tė neveritshme jetojnė njė jetė shumė mė tė ultė sesa kafshėt. Tė vetmi freskim qė e kanė janė frytet e gjembave tė ithtė dhe druri i zakumit. Ata pinė, nga ana tjetėr, gjak dhe qelb. Ndėrkohė, zjarri i gllabėron nga tė gjitha anėt. Ankthi nė xhehennem paraqitet kėshtu:
Ėshtė e vėrtetė se ata qė mohuan argumentet Tona, do t'i hedhim nė zjarr. Sa herė qė u digjen lėkurat e tyre, Ne ndėrrojmė lėkura tė tjera qė tė shijojnė dėnimin. All-llahu ėshtė i plotfuqishėm, i drejtė. (Nisa:56)
Me ndėrrimin e lėkurės, mishin e djegur, si dhe me gjakun qė stėrpik pėrreth, ata janė tė lidhur me zinxhirė dhe tė rrahur me kamxhik. Me duar tė lidhura nė qafė, ata hedhen nė qendėr tė xhehennemit. Engjėjt e dėnimit, ndėrkohė, i vendosin fajtorėt nė krevate tė zjarrta dhe me mbulesa gjithashtu nga zjarri. Edhe arkivoli i tyre ėshtė i mbuluar me zjarr.
Jobesimtarėt vazhdimisht ēirren qė tė shpėtohen nga torturat e tilla. E shpesh si pėrgjigje ata marrin vetėm mė shumė torturė dhe poshtėrim. Ata janė lėnė vetėm nė ankthin e tyre. Ata qė ishin tė njohur pėr arrogancėn e tyre nė botė tani lutet kokulur pėr mėshirė. Bile, ditėt nė xhehennem nuk janė tė ngjashme me ditėt nė kėtė botė, por sa i gjatė ėshtė minuta nė vuajtjen e pėrjetshme, sa e gjatė ėshtė dita, java, muaji apo viti i kėsaj dhembje tė pafund?
Kėto skena do tė pėrjetėsohen. Ato janė tė vėrteta. Ato janė mė tė vėrteta sesa ditėt e sotme qė jemi duke i jetuar.
Ka nga njerėzit qė adhuron All-llahun me mėdyshje (luhatshėm). (Haxhxh:11); dhe asi qė thonė "Neve nuk do tė na djegė zjarri vetėm pėr pak ditė tė numėruara. (Ali-Imran: 24); asi qė kanė pėr qėllim paratė, statusin, dhe karrierėn si caqe kryesore nė jetėn e tyre dhe prandaj edhe e kanė shpėrfill kėnaqėsinė e Allahut; ata qė ndryshojnė urdhrat e Allahut sipas dėshirave dhe qejfeve tė tyre; ata qė e interpretojnė Kuranin sipas interesave tė veta; ata qė humbasin rrugėn e vėrtetė shkurtimisht tė gjithė jobesimtarėt dhe hipokritėt do tė banojnė nė xhehennem, pėrpos atyre qė Allahu me mėshirėn e Tij i ka falė dhe i ka shpėtuar. Kjo ėshtė fjala pėrfundimtare e Allahut dhe sigurisht do tė ndodhė:
Sikur tė kishim dėshiruar Ne, secilit do t'i jepnim udhėzimin, por fjala (vendimi) Ime ka marrė fund (definitiv) se do ta mbushė Xhehennemin sė bashku me xhinė e njerėz. (Sexhde: 13)
Ekziston edhe njė fakt tjetėr pėr xhehennemin; kėta njerėz janė krijuar posaēėrisht pėr xhehennem, siē sugjeron edhe ajeti nė vazhdim:
Ne krijuam shumė nga xhinėt e njerėzit pėr xhehennem. Ata kanė zemra qė me to nuk kuptojnė, ata kanė sy qė me ta nuk shohin dhe ata kanė veshė qė me ta nuk dėgjojnė. Ata janė si kafshėt, bile edhe mė tė humbur, tė tillėt janė ata tė marrėt. (Araf: 179)
Pavarėsisht nga vuajtjet qė ata do tė kalojnė, nuk do tė mundet as njė shpirt i vetėm qė tiu ndihmojė njerėzve tė xhehennemit. Asnjė shpirt nuk do tė jetė nė gjendje qė tiu ndihmojė. Duke mbetur tė braktisur ata do ta ndiejnė ndjenjėn e hidhur tė vetmisė. Prandaj, ai sot nuk ka kėtu ndonjė mik. (Hakka: 35). Pėrreth tyre, do tė jenė vetėm Engjėjt e Dėnimit tė cilit marrin urdhra nga Allahu. Ata janė skajshmėrisht tė ashpėr, tė pamėshirshėm, roje tė tmerrshme, duke bartur tė vetmen pėrgjegjėsi pėr shkaktimin e torturimeve tė ashpra njerėzve tė xhehennemit. Ndjenja e mėshirės ėshtė plotėsisht e zhdukur nga shpirti i kėtyre engjėjve. Pėrveē torturimeve tė tyre, ata kanė edhe pamje, zė dhe gjeste tė tmerrshme. Qėllimi i ekzistimit tė tyre ėshtė qė tė hakmerren kundėr atyre qė ishin rebel ndaj Allahut, dhe ata e kryejnė punėn e tyre me pėrgjegjėsi tė plotė. Shumė vėshtirė ėshtė qė ata do tė bėjnė lėshime favorizuese ndaj dikujt.
Kjo ėshtė, nė tė vėrtetė, rreziku i vėrtetė qė i kanoset ēdo shpirti nė kėtė botė. Njeriu, duke qenė pėrbuzės dhe jo-falėnderues ndaj Krijuesit tė Tij, prandaj duke bėrė veprėn mė tė gabueshme tė tij, padyshim se meriton dėnim tė tillė. Prandaj, Allahu u tėrheq vėmendjen njerėzve nė lidhje me kėtė:
O ju qė besuat, ruane veten dhe familjen tuaj prej njė zjarri, lėnda djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt. Atė (zjarrin) e mbikėqyrin engjėjt tė rreptė e tė ashpėr qė nuk e kundėrshtojnė All-llahun pėr asgjė qė Ai i urdhėron dhe punojnė atė qė janė tė urdhėruara. (Tahrim: 6)
Jo, Jo! Nėse nuk tėrhiqet, vėrtet do ta kapim pėr flokėsh mbi ballin. Floku rrenacak, mėkatarė. E ai le t'i thėrret ata tė vetėt. Ne do t'i thėrrasim zebanitė. (Elak: 15-18)
Lutjet e dėshpėrimit dhe pafuqisė
Njerėzit e xhehennemit gjenden nė gjendje tė pashpresė. Torturat qė ata i pėrjetojnė janė jashtėzakonisht tė vrazhda dhe tė pafundme. Shpresa e vetme e tyre ėshtė vajtimi dhe lutja pėr shpėtim. Ata i shohin njerėzit e Xhennetit dhe i lusin pėr ujė dhe ushqim. Ata pėrpiqen qė tė pendohen dhe tė kėrkojnė falje nga Allahu. Sidoqoftė, tė gjitha kėto janė tė kota.
Ata i lusin rojet e xhehennemit. Ata bile kėrkojnė nga ata qė bėhen ndėrmjetėsues mes tyre dhe Allahut dhe kėrkojnė mėshirė. Dhimbja e tyre ėshtė e padurueshme sa qė ata kėrkojnė qė tė shpėtojnė nga ajo bile vetėm pėr njė ditė:
Dhe ata, qė janė nė zjarr, rojės sė Xhehennemit i thonė: "Lutnie Zotin tuaj tė na e lehtėsoj dėnimin, bile njė ditė!" Ata u thonė: "A nuk u patėn arritur juve tė dėrguar tuaj me argumente tė qarta? Ata pėrgjigjen: "Po (na kanė ardhur)!" E pra, (u thotė roja) lutnu ju vetė, po lutja e jobesimtarėve ėshtė asgjė!" (Gafir: 49-50)
Jobesimtarėt mė tutje kėrkojnė tė gjejnė shteg pėr falje, por ata rreptėsisht kthehen prapa:
Ata thonė: "O Zoti ynė, ne na patėn mundur tė kėqijat (u dhamė pas epsheve tė dynjasė) dhe si tė tillė ishim popull i humbur! Zoti ynė, na nxjerr prej tij, e nėse gabojmė pėrsėri, atėherė vėrtet, jemi mizor!" Ai thotė: "Heshtni aty e mos mė folni!" Pse njė grup prej robėve tė Mi thanė: "O Zoti ynė, ne besuam, prandaj na falė dhe na mėshiro, se Ti je mė i miri i mėshiruesve!" E ju i patėt tallur ata, sa qė ajo tallje bėri qė tė harronin pėrkujtimin ndaj Meje, madje edhe qeshnit me ta. E Unė sot i shpėrbleva ata pėr atė qė ishin tė durueshėm atė janė fitimtarėt. (Muminun: 106-111)
Kjo nė tė vėrtetė ėshtė drejtimi i fundit qė Allahu e bėn njerėzve tė xhehennemit. Fjalėt e Tij Heshtni aty e mos mė folni janė pėrfundimtare. Prej aty e tutje, Allahu nuk do ti ketė parasysh njerėzit e xhehennemit. Kurrkush nuk do tė dėshironte bile as tė mendonte pėr kėtė situatė.
Derisa njerėzit e xhehennemit digjen nė tė, ata qė fitojnė kėnaqėsinė dhe lumturinė, me fjalė tė tjera besimtarėt; janė nė xhennet duke i shijuar tė mirat e dhuratave tė pafundme. Vuajtjet e njerėzve tė xhehennemit bėhen edhe mė tė theksuara kur ata shohin dhe vėzhgojnė jetėn e besimtarėve nė xhennet. Nė tė vėrtetė, derisa iu nėnshtrohen torturave tė padurueshme, ata mund tė shikojnė tė mirat e mrekullueshme tė xhennetit.
Besimtarėt, me tė cilėt jobesimtarėt kanė bėrė shaka nė botė, tani jetojnė jetė tė lumtur, duke jetuar nė vende tė shkėlqyeshme, shtėpi tė mrekullueshme me femra tė bukura, dhe duke shijuar ushqim dhe pije tė shijshme. Pamja e besimtarėve nė paqe dhe bollėk duke e shtuar turpin e tė qenurit nė xhehennem. Kėto skena u shtojnė edhe mė tepėr dhimbje dhe vuajtje mjerimit tė tyre.
Pendimi bėhet ēdoherė e mė i thellė. Mos respektimi i urdhrave tė Allahut nė botė bėn qė ti bren edhe mė thellė ndėrgjegjja. Ata iu drejtohen besimtarėve nė xhennet dhe pėrpiqen qė tė komunikojnė me ta. Ata luten pėr ndihmė dhe keqardhje nga ata. Por, kėto janė pėrpjekje tė kota. Edhe njerėzit e xhennetit i shohin ata. Pamja dhe jeta e tyre e shkėlqyeshme i bėn ata qė tė ndihen edhe mė falėnderues ndaj Allahut. Shkėmbimi i fjalėve nė mes tė njerėzve tė xhehennemit dhe xhennetit ėshtė si vijon:
Qė janė nė Xhennete e i bėjnė pyetje njėri-tjetrit, Pėrkitazi me kriminelėt (e u thonė): "Ēka u solli juve nė Sekar?" Ata thonė: "Nuk kemi qenė prej atyre qė faleshin (qė bėnin namaz); Nuk kemi qenė qė ushqenim tė varfrit; Dhe kemi qenė qė pėrziheshim me tė tjerėt nė punė tė kota. Dhe kemi qenė qė nuk e besonim ditėn e gjykimit. Derisa na erdhi e vėrteta (vdekja)!" E tanimė, atyre nuk u bėn dobi ndėrmjetėsimi i ndėrmjetėsuesve, (Mudeththir: 40-48)
Njė pėrkujtues i rėndėsishėm qė tė shmanget torturimi
Nė kėtė kapitull, folėm pėr dy lloje njerėzish; ata qė kanė besuar Allahun dhe ata qė e kanė mohuar ekzistencėn e Tij. Nė gjithashtu kemi sjellė njė pėrshkrim tė pėrgjithshėm mbi xhehennemin dhe xhennetin, duke u bazuar krejtėsisht nė pėrshkrimet nga Kurani. Qėllimi ynė nuk ėshtė qė tė jepen disa informata mbi fenė. Kjo ėshtė pėrkujtues dhe vėrejtje pėr jobesimtarėt se ahireti do tė jetė pėr ta njė vend i trishtueshėm dhe do tė jetė fund i tmerrshėm.
Pas krejt asaj qė e thamė, ėshtė e nevojshme qė tė theksohet se njeriu, padyshim, ėshtė i lirė qė tė zgjedhė. Ai mund tė jetojė jetėn ashtu si ai vet dėshiron. Nuk ėshtė e drejtė e askujt qė tė detyrojė ndokėnd me forcė qė tė besojė. Mirėpo, si njerėz qė e besojmė nė ekzistencėn e Allahut si dhe nė drejtėsinė e Tij pėrfundimtare, ne bartim pėrgjegjėsinė e paralajmėrimit tė njerėzve pėr atė ditė tė frikshme. Kėta njerėz sigurisht janė tė pavetėdijshėm pėr gjendjen nė tė cilėn gjenden dhe ēfarė fundi ėshtė duke i pritur. Prandaj, ne ndjejmė pėrgjegjėsi qė ti lajmėrojmė ata. Allahu na informon mbi gjendjen nė tė cilėn gjenden kėta njerėz:
A ėshtė mė i mirė ai qė ndėrtesėn e vet e themeloi nė devotshmėri dhe nė kėnaqėsi tė All-llahut, apo ai qė nė ndėrtesėn e vet e themeloi buzė bregut tė shembur e bashkė me tė bie nė zjarrin e xhehennemit? All-llahu nuk i udhėzon njerėzit zullumqarė. (Teube: 109)
Ata qė nuk i zbatojnė urdhrat e Allahut nė kėtė botė, me apo pa vetėdije, mohojnė ekzistencėn e Krijuesit tė tyre nuk do tė jenė tė shpėtuar nė ahiret. Prandaj, para se tė humbet kohė, secili duhet qė ta kuptojė situatėn e tij para pranisė sė Allahut dhe duhet qė ti dorėzohet Atij. Pėrndryshe, ai do tė pendohet dhe do tė pėrballet me pėrfundimin e frikshėm:
Ata qė nuk besuan shpeshherė do tė kishin dėshiruar tė kishin qenė myslimanė. Lėri (Muhammed) ata, tė hanė, tė dėfrehen dhe t'i preokupojė shpresa (se do tė jetojnė shumė), e mė vonė do tė kuptojnė. (Hixhr: 2-3)
Mėnyra se si ti shmangemi dėnimit tė pėrjetshėm, e tė fitohet lumturia e pėrhershme dhe tė arrihet kėnaqėsia e Allahut, ėshtė e qartė:
Para se tė jetė shumė vonė, duhet tė kemi besim tė vėrtetė nė Allahun,
Jetoje jetėn duke bėrė punė tė mira qė tė arrish kėnaqėsinė e Allahut
(engjėjt) Thanė: Ti je i pa tė meta, ne nuk kemi dije tjetėr pėrveē atė qė na e mėsove Ti. Vėrtetė, Ti je i Gjithėdijshėmi, i Urti!(Bekare:32)
xx
|